⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,417 ▼1.92%
DOW 51,608 ▼1.41%
NASDAQ 24,510 ▼2.49%
NAFTA 86.37 ▲0.76%
ARI 3,863 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $65,019 ▲ +1.07% ETH $1,822 ▲ +0.85% XRP $0.9751 ▲ +2.3% SOL $73.9500 ▲ +3.83%
S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 86.37 ▲0.76 % ARI 3,863 ▲0.26 % S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 86.37 ▲0.76 % ARI 3,863 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama: Prokurimi publik do ketë administratën e vet. Nxisim pushtetin vendor të kalojë drejt Prokurimeve të Përqendruara

Kryeministri Edi Rama deklaroi se synimi i qeverisë është ngritja e administratës së prokurimeve publike në një administratë të mirëfilltë, duke vendosur theksin te specializimi dhe krijimi i një strukture të dedikuar për menaxhimin e procedurave.

“Në prag të anëtarësimit në BE, synojmë të ngremë administratën e prokurimeve publike në një nivel të ri. Prokurimi publik të ketë administratën e vet të mirëfilltë dhe të mos jetë më një sistem ku shumë njerëz përfshihen në komisione prokurimi dhe shpesh gabojnë, qoftë edhe nga padija. Krijimi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara ka dëshmuar vlerën që ka ky synim i specializimit dhe i konsolidimit të një administrate të posaçme për prokurimet”, tha Rama

Rama theksoi se modeli i prokurimeve të përqendruara synon të lehtësojë barrën administrative dhe burokratike të institucioneve, duke e zhvendosur procesin jashtë ministrive.

Ai bëri të ditur se kjo skemë synohet të shtrihet edhe në pushtetin vendor, ku bashkitë do të nxiten të përdorin prokurimet e përqendruara për të ulur kostot.

“Ne kemi nevojë të çlirojmë peshën e procedurave dhe burokracive nga zyrat e çdo agjencie, pasi kemi hequr tërësisht prokurimet nga ministritë. Me përjashtim të disa prokurimeve shumë specifike që lidhen me sigurinë kombëtare, çdo gjë tjetër nuk është më në duart e ministrive. Dhe kjo do të zbresë deri poshtë dhe do të nxisim pushtetin vendor të shkojë drejt prokurimeve të përqendruara, me kosto shumë më të vogla”, tha Rama.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.