Rama: PS ka një mision historik, anëtarësimi në BE është ëndrra që mund ta përmbushim
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Partia Socialiste ndodhet përballë një “misioni historik”, duke e lidhur atë me përmbushjen e objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjatë një takimi me të rinjtë në Jalë, Rama tha se sipas tij janë krijuar kushtet që ky proces të përmbyllet dhe se kjo përbën një nga synimet kryesore të qeverisjes së tij.
Kreu i qeverisë tha se e ka besuar këtë objektiv edhe në periudha kur dukej i vështirë për t’u arritur, ndërsa sot, sipas tij, perspektiva europiane e Shqipërisë është më e afërt.
“Në këtë fazë, PS ka një mision historik, i cili ka qëlluar të jetë i gjithë në dorën tonë, për herë të parë janë bashkuar yjet dhe ne jemi në kushtet kur mund ta përmbushim ëndrrën e anëtarësimit në BE, ky është misioni i PS dhe patjetër që ky është misioni im. E kam besuar këtë gjë kur dukej e pamundur dhe e besoj sot shumë më tepër sepse duket tani me sy mbërritja dhe nëse kjo do të ndodhë, besoj që historia do sillet shumë mirë me ne”, tha Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.