Rama reagon ndaj deklaratës së Palokës: Ku ishte PD në 2010-ën
Kryeministri Edi Rama reagon përmes faqes së tij twitter ndaj deklaratës së Kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, i cili u shpreh se “problemi i faturave të padrejta, abuzive, problemi i mbifaturimit është shumë herë më i madh”.
“Kjo është një deklaratë qesharake, pasi opozita e sotme, pra qeveria e deri 23 Qershorit 2013 kishte të gjithë kohën e duhur për të ndërmarrë një nismë të tillë. “Janë të paparë!, ironizon në twitter kryeministri.
“Duke iu referuar PD-së, anullimi i faturave skandaloze të vitit 2010 paska qenë kërkesë e këtyre”, vijon Rama në Twitter, teksa e mbyll reagimin me në pyetje retorike; Po këta ku ishin deri në 2010-ën?! Vajmedet PD, vajmedet”.
Reagimi i Kryeministrit Rama ka ardhur pas deklaratës së Krytarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, që përmes një deklarate për shtyp theksoi se heqja e faturave me mbifaturim nga kurrizi i qytetarëve ka qenë një kërkesë e kahershme e Partisë ku ai bënë pjesë. “Lajmërimi që bëri dje Edi Rama për anullimin e një pjese të vogël të faturave arbitrare të energjisë, ishte i sforcuar dhe nuk ka këtu asgjë për të bërë shpëtimtarin”, tha Paloka.
Sipas tij, PD, ka kërkuar gjithnjë trajtim me shpejtësi të ankesave të qyteatarëve për mbi për mbifaturim, për penalitete të padrejta ndaj tyre, ka qënë një nga kërkesat e përsëritura të opozitës.
Sipas Palokës, këto kërkesa të qarta e të drejta erdhën nga protesta masive e 22 nëntorit. “Nuk është pra një zgjedhje e Edi Ramës. Ai deri më tani ka zgjedhur të kundërtën e faljes, amnistisë, apo shqyrtimit të ankesave të qytetarëve.