🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 05 June 2026
S&P 500 7,584 ▲0.41%
DOW 51,562 ▲1.73%
NASDAQ 26,831 ▼0.09%
NAFTA 91.67 ▼1.47%
ARI 4,445 ▼1.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153 EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153
₿ CRYPTO
BTC $62,226 ▼ -1.38% ETH $1,671 ▼ -5% XRP $1.1329 ▼ -2.87% SOL $66.5100 ▼ -4%
S&P 500 7,584 ▲0.41 % DOW 51,562 ▲1.73 % NASDAQ 26,831 ▼0.09 % NAFTA 91.67 ▼1.47 % ARI 4,445 ▼1.33 % S&P 500 7,584 ▲0.41 % DOW 51,562 ▲1.73 % NASDAQ 26,831 ▼0.09 % NAFTA 91.67 ▼1.47 % ARI 4,445 ▼1.33 %
EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153 EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153
05 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama reagon për mediat e huaja: Nuk ka projekt të miratuar për Zvërnecin, Irani pjesë e luftës hibride

Nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë pretendimet për ekzistencën e një projekti të miratuar për Zvërnecin. Në një prononcim për mediat e huaja, kreu i qeverisë i cilësoi debatet e krijuara si pjesë e një lufte hibride me narrativa të rreme.

“Sa i përket protestave për resortin, nuk ka kërkesa për t’u diskutuar sepse ende nuk ekziston një projekt i miratuar. Fillimisht duhet të kemi projektin, pastaj ta shohim dhe më pas ta diskutojmë. Nuk mund të diskutojmë për diçka që nuk ekziston, por që po paraqitet në rrjetet sociale përmes një lufte hibride kundër Shqipërisë dhe narrativave të rreme. Një prej tyre pretendon se projekti nuk është ai që thuhet, por një marrëveshje mes meje dhe Benjamin Netanyahut, e ndërmjetësuar nga Jared Kushner, për të sjellë palestinezët në Zvërnec.

Mendoj se mediat perëndimore duhet të jenë më të kujdesshme, sepse faktet kanë rëndësi. Nuk ka ende projekt, nuk ka arsye për shqetësim dhe arkitektë, inxhinierë e peizazhistë ndër më të mirët në botë janë të angazhuar në këtë nismë. Qëllimi nuk është dëmtimi i natyrës, por krijimi i diçkaje unike, që do të jetë e jashtëzakonshme për shqiptarët dhe një dhuratë e Shqipërisë për Europën. Ky nuk është vetëm një debat mjedisor. Është edhe çështje e një lufte hibride. Ka armiq të Shqipërisë që i njohim mirë. Regjimi iranian, i përfshirë prej kohësh në sulme kibernetike kundër vendit tonë, është pjesë e përpjekjeve për të përhapur narrativën se projekti synon sjelljen e palestinezëve nga Gaza në Shqipëri. Kjo narrativë ka marrë shumë vëmendje. Janë shpërndarë video të rreme me qindra mijëra shikime, ku pretendohet se shqiptarët brohorasin “Israel go home”. Këto janë të gjitha të rreme. Nuk ka asgjë të tillë në Shqipërinë reale“, tha Rama.

Rama garantoi se ende projekti nuk ekziston dhe sipas tij qeveria ka vendosur standartet që duhet të përmbush projekti dhe presin t’ju paraqitet.

RTSH

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.