Mbylli dyert gjatë protestës në Tiranë, vjen reagimi zyrtar i ambasadës së Izraelit
Ambasada e Izraelit në Tiranë ka reaguar lidhur me mbylljen e saj më herët gjatë ditës së sotme, në kushtet e protestave të zhvilluara në kryeqytet.
Përmes një njoftimi, ambasada sqaron se vendimi për mbylljen e përkohshme u mor në të njëjtën linjë me bizneset e tjera që mbyllën aktivitetin për disa orë në zonat ku u zhvilluan protestat.
Megjithatë, përfaqësia diplomatike thekson se tashmë po vijon funksionimin e zakonshëm dhe po ofron shërbimet për qytetarët që kanë nevojë.
“Dëshirojmë të sqarojmë se, ngjashëm me bizneset e tjera që u mbyllën për disa orë në zonat e protestës, edhe ambasada u mbyll më herët sot. Ambasada po vepron si zakonisht dhe po ofron shërbimin e kërkuar për ata që kanë nevojë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi vjen në një kohë kur protestat në Tiranë kanë sjellë masa të përkohshme në zonat ku janë zhvilluar tubimet.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.