Politika
Rama: Rusia dhe Shqipëria, të vetmet vende që s’kanë hapur dosjet e diktaturës
Kryeministri Edi Rama shkruan sërisht në statusin e tij social Facebook, duke sjellë në vëmendjen e opinjonit publik faktin se Shqipëria dhe Rusia janë të vetmet vende ish-komuniste që nuk kanë hapur dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.
“Rusia dhe Shqipëria të vetmet vende që s’kanë hapur dosjet e diktaturës! Më në fund edhe Shqipëria po e bën #Rilindje”, shkruan kryeministri Edi Rama.
Kryeministri e shoqëron postimin e tij me nje foto që tregon misterin që mbart regjimi diktatorial dhe ish-Sigurimi i Shtetit.