Politika

Rama: Serbia qasje të re ndaj NATO-s, kishte tentativa për destabilizimin e rajonit por…

Në Tiranë po mbahet Konferenca e Delegacioneve të Ushtrive të NATO-s. konferenca u përshëndfet sot nga kryeministri Edi Rama i cili iu drejtua pjesëmarrësve me një fjalim. Gjatë fjalës së mbajtur, Rama u fokusua te angazhimi i aleancës për sighurinë ndërsa theksoi edhe rrezikun që i kanoset Ballkanit.

“Pas zgjedhjeve te fundit Serbia ka dhene sinjale ne favor te nje qasjeje te re politike ne favor me NATO dhe BE. Maqedonia po ben perpjekje per axhenden integruese dhe per te nisur nje marredhenie te re, duke i hapur shanset e vendit per pikepamje evropiane”- tha Rama, duke kujtuar perpjekjet serioze te Kosoves per rrugen integruese.

Sa i takon rrezikut që i kanoset rajonit, Rama kujtoi edhe njëherë perpjekjet e nxitura nga palë të treta të përpjekjeve për destabilizim në Mal të Zi.

“Ne kete vale frymezimi u preken edhe vendet e tjera ne rajon, por se fundi jemi deshmitar se keto perpjekje moren pergjigje te qarte, fale perspektives dhe mbeshtetjes se partnereve euroatlantike”- tha Rama.

Ai ka folur per terrorizmin dhe luften ndaj ketij kercenimi. “Ne besojme fort se vetem integrimi i plote i vendeve te mbetura jashte eshte rruga per stabilizimin e Ballkanit dhe vete Evropes. Ne e dime se as mundemi as na kerkohet pune e madhe, por ka nje spekter kapacitetesh qe ne japim kontribt te rendesishem per aleancen.”- tha Rama, duke numeruar vijimin e reformave te rendesishme qe Shqiperia detyrohet te kryeje.

Komiteti kryesohet nga komandanti Suprem i Forcave Aleate për Europën, gjeneralin Kurtis  Scaparrotti dhe kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjeneral Petr Pavel.

Gjithashtu në diskutimet nga Tirana do të përcillen rekomandimet mbi misionet mbështetëseve në Afganistan dhe KFOR-in në Kosovë./

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button