Politika

Rama shigjeton Procesin e Berlinit: Nuk do jetë i përjetshëm, Ballkani po

Kryeministri Edi Rama tha se vendet pjesëmarrëse në Ballkanin e Hapur do të mblidhen sërish në një tjetër samit, pasi kjo nismë do të ecë paralelisht me Procesin e Berlinit. Në këtë të fundit marrin pjesë edhe Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, tre shtete të rajonit që nuk janë zyrtarisht në Ballkanin e Hapur.

I pyetur nga mediat nëse ia vlen më të vazhdohet me Ballkanin e Hapur, Rama u përgjigj: “Ia vlen edhe më shumë, sepse kështu ndërrojnë vendin lokomotiva me vagonët dhe procesi i Berlinit është një lokomotivë e cila ka tërhequr të gjithë liderët e rajonit në një rrugëtim të ri, ndërkohë që në një moment të caktuar, ajo lokomotivë u mor peng nga vagonët. Dhe praktikisht ne kemi shtyrë procesin përpara duke dhënë një mesazh shumë të qartë që nuk kemi pse presim. Në fund do të mbetemi me Ballkanin e Hapur, sepse Procesi i Berlinit nuk do të jetë i përjetshëm ndërsa Ballkani do të jetë i përjetshëm, sepse nuk besoj se do të duhet të na marrin përdore të tjerët”.

Kryeministri tha se në samitin e ardhshëm të Ballkanit të Hapur, që do të mbahet në Shqipëri, kanë shprehur interes që të jenë të pranishme edhe shtete të tjera. “Këtu kam parasysh Greqinë, Turqinë, Italinë… Më vjen jashtëzakonisht mirë që edhe procesi i Berlinit ka ristartuar. Çfarë kemi firmosur në Berlin? Ato që kishim firmosur më parë vetë në Ballkanin e Hapur”, shtoi Rama.

Ndërsa kryeministri maqedonas, Dimitar Koveçevski, bëri thirrje që askush të mos frikësohet nga Ballkani i Hapur. “Është një ide origjinale e politikës dhe biznesit. Kufijtë e vetëm që kanë mbetur janë ata në Ballkan. Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, Maqedonisë dhe Kosovës dhe Maqedonisë e Serbisë. Ne dëshmuam se nuk kemi nevojë për këto kufij, pasi popujt në këto treva janë vëllezër. Sot kemi politikanë që punojnë që të mos i kemi këto kufij”, tha Kovaçevski.

Dy kryeministriat folën në një konferencë të përbashkët për mediat nga Shkupi, pas mbledhjes së dy qeverive, ku u nënshkruan 21 marrëveshje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button