Rama: Shqipëria, jo më nën monitorim për pastrim parash dhe financim të terrorizmit
Kryeministri Rama ka deklaruar së Shqipëria është hequr nga monitorimi për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, duke e shkëputur Shqipërinë nga epoka e rrënimit dhe njolla e zezë që e damkosi.
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook dhe Twitter, shprehet se Shqipëria, jo më në monitorim për pastim parash dhe financim te terrorizmit.
“Më në fund i hiqet sot Shqipërisë një njollë e zezë e trashëguar nga epoka e rrënimit. #NdryshimeReale”, shkruan Rama në postimin e tij.
Kryeministri e shoqëron postimin e tij të ilustruar më një foto të mbishkruar FATE, që perfaqëson organizatën ndërqeveritare kundër pastimit te parave dhe financimin e terrorizmit.
The Financial Action Task Force (FATF) është një organizatë ndërqeveritare e themeluar në vitin 1989 nga ministrat e vendeve anëtare. Objektivat e FATF jane vendosja e standardeve dhe promovimi I ligjeve dhe akteve efektive për të rregulluar masat operacionale për të luftuar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe kërcënimet e tjera të integritetit të sistemit financiar.