Bota
Sissi: Izraeli duhet t’i japë fund konfliktit me palestinezët
Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi deklaroi sot duke iu drejtuar Izraelit se ishte koha për t’i dhënë fund konfliktit me palestinezët, në kuadër të hapjes në Kajro të konferencës ndërkombëtare të donatorëve për rindërtimin e Rripit të Gazës.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry synon të përfitojë nga ky takim i ministrave të Punëve të Jashtme nga 30 vende dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, për t’i kërkuar palestinezëve dhe izraelitëve për të rifilluar procesin e paqes.
Përfaqësuesit e dhjetra vendeve donatore janë mbledhur në Sharm el-Sheik të Egjiptit, me synimin për të dhënë miliarda dollarë ndihma për rindërtimin e Rripit të Gazës, pas ofensivës ushtarake izraelite.