🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 05 June 2026
S&P 500 7,504 ▼1.06%
DOW 51,499 ▼0.12%
NASDAQ 26,331 ▼1.86%
NAFTA 91.41 ▼1.75%
ARI 4,408 ▼2.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153 EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153
₿ CRYPTO
BTC $61,027 ▼ -5.19% ETH $1,617 ▼ -9.68% XRP $1.1144 ▼ -5.58% SOL $65.1000 ▼ -7.59%
S&P 500 7,504 ▼1.06 % DOW 51,499 ▼0.12 % NASDAQ 26,331 ▼1.86 % NAFTA 91.41 ▼1.75 % ARI 4,408 ▼2.16 % S&P 500 7,504 ▼1.06 % DOW 51,499 ▼0.12 % NASDAQ 26,331 ▼1.86 % NAFTA 91.41 ▼1.75 % ARI 4,408 ▼2.16 %
EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153 EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153
05 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama: S’ka projekt për Zvërnecin, pas protestës është Irani

Edhe në Tivat, ku mori pjesë në samitin Ballkani Perendimor- Bashkimi Europian, kryeministri Edi Rama foli për investimin në Zvernec dhe protestat që po zhvillohen prej disa ditesh poshtë zyrës së tij.

Kreu i qeverisë përseriti qëndrimin se nuk ekziston asnjë projekt i miratuar.

“Nuk mund të diskutojmë për diçka që nuk ekziston, por që po paraqitet në rrjetet sociale përmes një lufte hibride kundër Shqipërisë dhe narrativave të rreme. Një prej tyre pretendon se projekti nuk është ai që thuhet, por një marrëveshje mes meje dhe Benjamin Netanyahut, e ndërmjetësuar nga Jared Kushner, për të sjellë palestinezët në Zvërnec. Nuk ka ende projekt, nuk ka arsye për shqetësim dhe arkitektë, inxhinierë e peisazhistë ndër më të mirët në botë janë të angazhuar në këtë nismë. Qëllimi nuk është dëmtimi i natyrës, por krijimi i diçkaje unike, që do të jetë e jashtëzakonshme për shqiptarët dhe një dhuratë e Shqipërisë për Europën”, u shpreh Rama.

Sipas kreut të qeverisë, ky nuk është vetëm debat mjedisor për edhe çështje të një luftë hibride. Rama akuzoi iranin se po shpërndan dezinformata.

“Ka armiq të Shqipërisë që i njohim mirë. Regjimi iranian, i përfshirë prej kohësh në sulme kibernetike kundër vendit tonë, është pjesë e përpjekjeve për të përhapur narrativën se projekti synon sjelljen e palestinezëve nga Gaza në Shqipëri. Kjo narrativë ka marrë shumë vëmendje. Janë shpërndarë video të rreme me qindra mijëra shikime, ku pretendohet se shqiptarët brohorasin “Israel go home”. Këto janë të gjitha të rreme”, tha kryeministri Rama.

Rama u ndal edhe tek integrimi gradual për të cilin tha se Evropa duhet të gjejë kurajon për të pranuar anëtarë të rinj.

“Besoj se Europa, për veten e saj para së gjithash, duhet të jetë më e guximshme, duhet të ruajë procesin e bazuar në meritë, duhet të ecë drejt integrimit gradual. Nëse Europa dëshiron t’i dërgojë një mesazh të fortë botës dhe t’i japë energji vetes, duhet të thotë se, ashtu siç jemi sot të gjithë rreth së njëjtës tryezë, duhet të jemi gjithmonë aty, secili me statusin e vet, derisa të bëhemi anëtarë të plotë”, shtoi Rama.

Kur foli për propozimin franko-gjerman, Rama solli si shembull ish-kancelarin gjerman Kohl, i konsideruar edhe si një nga arkitektët kryesorë të ribashkimit të Gjermanisë.

“Kur ra Muri i Berlinit, ai burrë i madh nuk u tha gjermano-lindorëve: “Tani ju duhet të kaloni 35 kapituj para se të jemi bashkë.” Ai tha: “Ne jemi bashkë dhe më pas do t’ju ndihmojmë të kaloni procesin.” Të gjithë bashkë rreth tavolinës, por secili duhet të përmbushë punën dhe detyrat e tij që të marrë më shumë nga tavolina. S’u thua fëmijëve rri te fqinjët derisa të jesh gati për të ngrënë me ne. Fëmijët qëndrojnë të gjithë bashkë.Tashmë biseda ka avancuar me dokumentin franko-gjerman. Shpresoj që dy miqtë e mi të mëdhenj dhe liderët e respektuar të Francës dhe Gjermanisë të gjejnë më shumë energji për të qenë më shumë si Helmut Kohl dhe François Mitterrand”, tha kryeministri.

Ndërsa pyetjes mbi një parashikim për afatin e anëtarësimit, Rama iu përgjigj me një batutë.

“Kur Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Europian, ka tre gjëra që nuk mund t’i parashikosh: Zotin, seksin dhe Bashkimin Europian”, përfundoi Rama.

Gjatë qëndrimit në Tivat, kryeministri u takua edhe me homologun holandez Rob Jetten.

Klan News

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.