Rama takim me eksportuesit: Jemi të inkurajuar nga shifrat e eksporteve
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues të bizneseve eksportues, duke u shprehur i inkurajuar nga shifrat e eksporteve.
“Jemi në një komunimikim intensiv me ndërmarrjet eksportuese për të forcuar dialogun në kuadër të operacionit kundër informalitetit që ka hyrë në një fazë të re. Për ne është themelore të shfrytëzojmë çdo mundësi dhe të identifikojmë çdo rrugë për të mbështetur prodhimin industrial për eksportet sepse jemi të bindur se kjo është një kolonë shumë e rëndësishme për të ndërtuar Shqiërinë që duam”, tha Rama.
Duke u shprehur i vetëdijshëm për veshtirësitë e bizneseve eksportuese, Kryeministri Rama u shpreh i inkurajuar, “Nga shifrat, nëse do të zbresim efektin e çmimit të mineraleve dhe lëndëve djegëse, eksportet janë rritur me 5.2 % në vitin që sapo lamë pas, krahasuar me një vit më parë. Kjo është një e dhënë shumë domethënëse që flet për rimëkëmbjen e vazhueshme të ekonomisë”, tha shefi i qeverisë.