Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 93.81 ▼2.36%
ARI 4,383 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $84,578 ▲ +5.22% ETH $2,718 ▲ +5.57% XRP $1.4725 ▲ +6.75% SOL $115.5900 ▲ +6.91%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.81 ▼2.36 % ARI 4,383 ▼0.94 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.81 ▼2.36 % ARI 4,383 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Politika

Rama takim me shqiptarët në Michigan: Në BE brenda vitit 2030, diaspora mbetet një det energjie për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Michigan, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pritet të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Duke folur për anëtarësimin në BE, Rama tha se Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së në vitin 2030, teksa diaspora sipas tij mbetet një det energjie për Shqipërinë. Ndërsa për protestën që po mbahet në Tiranë, Rama tha se shqiptarët tani jetojnë me idenë se “mund të bëhet më mirë” dhe se kjo shprehje përmbledh edhe atë që protestuesit e konsiderojnë “Shqipëri e re”.

“Shqipëria po bën hapa përpara në procesin e integrimit europian. Janë hapur të gjithë kapitujt dhe po punojmë për t’i mbyllur ato. Shqipëria në BE në vitin 2030 do të jetë realitet faktik. Shqiptarët tani jetojnë me idenë se ‘mund të ketë edhe më mirë’. Kjo shprehje, rritja e pritshmërive, tregon vetë Shqipërinë e re që kërkojnë edhe ata persona që dalin në bulevard. Ne nuk jemi tani një vend mbijetese, por një vend shprese”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, kryeministri nuk la pa përmendur edhe dënimin nga Gjykata e Hagës të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku theksoi se Shqipëria nuk mund të bëjë gjë tjetër, përpos se të jetë në krah të shtetit të Kosovës.

Në fund, theksoi se diaspora shqiptare është një det i madh energjie, që po dhuron shumë për atdheun.

“Diaspora shqiptare është një det i madh energjie, që po dhuron shumë për vendin amë, Shqipërinë. Diaspora është ajo që ka ndihmuar familjet në Shqipëri dhe vijon ta bëjë këtë rol në mënyrë të pandërprerë. Mirënjohës pa fund”, deklaroi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.