⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,886 ▼ -0.08% ETH $2,242 ▲ +0.08% XRP $1.1640 ▼ -2.03% SOL $89.8900 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

Çfarë kanë të përbashkët skizofrenia dhe bipolariteti? Zbulohen ngjashmëritë gjenetike

– Skizofrenia dhe çrregullimi bipolar ndajnë rreth 70% të sinjalit të tyre gjenetik, zbuloi një studim i fundit.

Skizofrenia dhe çrregullimi bipolar, dy çrregullime psikiatrike që diagnostikohen dhe trajtohen si gjendje të ndryshme, mund të kenë shumë më tepër të përbashkëta në nivelin gjenetik nga sa është menduar më parë.

Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën shkencore “Nature”, ku studiuesit analizuan të dhëna gjenetike nga 1 056 201 persona me 14 çrregullime të ndryshme psikiatrike, duke i krahasuar me të dhëna nga miliona persona të tjerë.

Studiuesit nuk gjetën një model gjenetik krejtësisht të veçantë për secilin çrregullim.

Në vend të kësaj, analiza identifikoi pesë grupe kryesore gjenetike, të cilat shpjegonin mesatarisht rreth 66% të ndryshimeve gjenetike të lidhura me çrregullimet e analizuara.

Një nga këto grupe bashkonte skizofreninë dhe çrregullimin bipolar.

Sipas studimit, rreth 70% e sinjalit gjenetik të lidhur me skizofreninë, ishte i lidhur edhe me çrregullimin bipolar.

Studiuesit e quajtën këtë grup faktori “skizofreni–bipolar” dhe gjetën relativisht pak zona gjenetike që ishin të veçanta vetëm për njërin prej këtyre dy çrregullimeve.

Çfarë do të thotë “sinjal gjenetik”?

Me këtë term studiuesit nuk nënkuptojnë një gjen të vetëm që shkakton sëmundjen.

Bëhet fjalë për shumë ndryshime të vogla në ADN, të cilat, të marra së bashku, lidhen me një rrezik më të lartë ose më të ulët për një çrregullim.

Niveli 70% tregon sa shumë përputhen faktorët gjenetikë të identifikuar në analizë, dhe jo probabilitetin që një person me skizofreni të zhvillojë edhe çrregullim bipolar.

Lidhja me qelizat e trurit

Studiuesit zbuluan gjithashtu se sinjali gjenetik i përbashkët mes skizofrenisë dhe çrregullimit bipolar, ishte veçanërisht i lidhur me neuronet ngacmuese.

Neuronet janë qeliza nervore që transmetojnë informacion në tru..

Neuronet ngacmuese janë një lloj qelize nervore, që ndihmon në aktivizimin dhe përcjelljen e sinjaleve në rrjetet e trurit.

Kjo sugjeron se disa prej mekanizmave biologjikë, që ndikojnë në të dy çrregullimet, mund të lidhen me mënyrën se si këto qeliza funksionojnë dhe komunikojnë me njëra-tjetrën.

Edhe çrregullimet e tjera treguan ngjashmëri

Skizofrenia dhe bipolariteti nuk ishin të vetmet çrregullime që u shfaqën si të lidhura gjenetikisht.

Studimi identifikoi edhe një grup, që përfshinte depresionin madhor, ankthin dhe çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD), si dhe një grup tjetër ku u përfshinë çrregullime të zhvillimit neurologjik, përfshirë autizmin dhe ADHD-në.

U identifikuan gjithashtu grupe të lidhura me çrregullimet kompulsive dhe çrregullimet e përdorimit të substancave.

A do të thotë kjo se skizofrenia dhe bipolariteti janë e njëjta sëmundje? Jo.

Studimi nuk e ndryshon faktin se ato janë diagnoza të ndryshme dhe mund të shfaqen me simptoma, ecuri klinike dhe trajtime të ndryshme.

Ajo që tregon studimi është se në nivelin biologjik dhe gjenetik, kufiri mes disa çrregullimeve mund të mos jetë aq i prerë sa duket nga diagnozat klinike.

Studiuesit argumentojnë se këto gjetje, mund të ndihmojnë në të ardhmen për zhvillimin e trajtimeve, që synojnë mekanizma biologjikë të përbashkët mes disa çrregullimeve, në vend që çdo diagnozë të trajtohet gjithmonë si një entitet biologjikisht krejtësisht i veçantë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.