Plagosi me thikë për motive të dobëta kushëririn në Pogradec, arrestohet 51-vjeçari
Është arrestuar vetëm disa orë pas ngjarjes autori i plagosjes në Pogradec, sherr i cili nisi mes dy kushërinjve dhe degradoi në përdorimin e thikës.
Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë B. Ç., 51 vjeç, i cili rreth orës 09:00 ka goditur me thikë kushëririn e tij, shtetasin M. Ç., 48 vjeç. Gjatë konfliktit për motive të dobëta, sherri ka degraduar në përdorimin e thikës, ku mbeti i plagosur 48-vjeçari, i cili është transportua në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Mësohet se gjatë kontrolleve 51 vjeçari është kapur në fshatin Proptisht, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.