Rama takohet me Presidenten e PE-së në Bruksel, Metsola: Mund të mbështeteni në përkrahjen tonë për anëtarësimin
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë një takim me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, në Bruksel, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin e Dytë të Zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Gjatë takimit Presidentja e Parlamentit Europian shprehu gatishmërinë e saj për të mbështetur rrugëtimin e Shqipërisë drejt antarësimin në BE.
“Dua t’ju përgëzoj për përparimin që keni bërë në këtë proces. Siç e dini, ky Parlament është shumë, shumë mbështetës i zgjerimit. Prandaj është mirë që jeni këtu. Mund të mbështeteni në përkrahjen tonë në këtë drejtim”, është shprehur Metsola.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.