⛈️
Tiranë 15°C · Stuhi 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,406 ▼2.06%
DOW 51,533 ▼1.56%
NASDAQ 24,484 ▼2.59%
NAFTA 85.54 ▼3.41%
ARI 3,860 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,942 ▼ -0.19% ETH $1,817 ▼ -0.66% XRP $0.9547 ▼ -0.92% SOL $71.3500 ▼ -0.89%
S&P 500 7,406 ▼2.06 % DOW 51,533 ▼1.56 % NASDAQ 24,484 ▼2.59 % NAFTA 85.54 ▼3.41 % ARI 3,860 ▼0.67 % S&P 500 7,406 ▼2.06 % DOW 51,533 ▼1.56 % NASDAQ 24,484 ▼2.59 % NAFTA 85.54 ▼3.41 % ARI 3,860 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Politika

“Brenda PS-së ka dy parti” / Leka: Njëra e sakrificave, tjetra e shokëve të Ramës! Xhafaj, Braçe dhe Majko nxorën në

Analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe debatet e nisura, sidomos pas punimeve të Asamblesë Kombëtare, ku Erion Veliaj u shkarkua nga drejtimi politik i Tiranës dhe Elisa Spiropali u la jashtë strukturave të partisë.

Ai bëri një krahasim me kohën e Fatos Nanos, ndërsa u shpreh se një zhvillim i tillë nëse do kishte ndodhur gjatë kohës kur ishte kryetar partie, d të sillte diskutime në të gjitha nivelet e partisë, nga baza deri te kryesia.

Sipas analistit, qëndrimet e shprehura nga Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe Pandeli Majko tregojnë për ekzistencën e dy rrymave brenda Partisë Socialiste, të cilat ai i cilësoi si dy parti të ndryshme brenda së njëjtës forcë politike.

“Fakti që tre njerëz dolën dhe krijuan një lloj debati, që janë Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe Pandeli Majko, i bie që kemi dy parti. E para është Partia Socialiste e kohës së sakrificave dhe kemi partinë e shokëve që kanë ardhur mbi bazën e aktivizimit dhe njohjes që kanë pasur me kryetarin e PS-së, që erdhi pas vitit 2005, Edi Rama”, deklaroi Leka.

Ai kritikoi gjithashtu mënyrën e funksionimit të partive politike në Shqipëri, duke theksuar se rregullat e shkruara nuk zbatohen në praktikë dhe se vendimmarrja është e përqendruar te kryetarët e partive.

“Ne nuk kemi rregulla, ose më saktë, në dy partitë kryesore i kemi rregullat të shkruara, por që nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me mënyrën se si funksionojnë realisht partitë. Pra, kemi dy njerëz që vendosin për gjithçka: për emërime, për çemërime, për anëtarësime etj.”, u shpreh analisti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.