🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,071 ▼ -0.11% ETH $1,884 ▼ -0.07% XRP $1.0025 ▼ -0.18% SOL $75.6200 ▲ +0.11%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama takon banorët e Zvërnecit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e Zvërnecit në Vlorë, të cilët pretendojnë të drejta pronësie në zonën ku do të kryhet investimi.

Në dallim nga Sazani, që është tokë shtetërore, thotë Rama në Zvërnec, pronarët e tokave merren vesh privatisht me investitorët.

“Nëse ju ktheheni në kohë, kur ka dalë për herë të parë shfaqja e interesit të familjes së Presidendit të SHBA-ve për Sazanin dhe Zvërnecin, unë e kam thënë shumë qartë që në atë kohë se Sazani është një çështje e qeverisë shqiptare, ndërsa pjesa përballë Sazanit është një çështje private, pronarësh privatë. Pronarët privatë merren vesh privatisht. Kështu që Shqipëria shitet apo nuk shitet kur vjen puna te prona private, këtë e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit. Për sa kohë ajo tokë është e blerë nga investitorët, ajo tani është tokë e investitorit”, tha Rama.

Por banorët pretendues për këtë pronë thanë se janë ende në gjyq për pronësinë, ndërsa hodhën akuza për falsifikim të dokumentave.

Por kryeministri theksoi se nuk është qeveria, por gjykata ajo që vendos se kujt i takon prona.

“Unë kam thënë që prona është kthyer denbabaden. Pronat e kthyera janë prona të trashëguara me ligj. A ka kthime të gabuara apo të padreja, me siguri që ka plot. Por këtë nuk e vendos unë, por vetëm gjykata”.

Lajm të mirë e konsideron ngrirjen e fondeve nga investitori tek shitësi, ndërsa thekson se hetimi i Prokurorise do të sqarojë përfundimisht çdo pretendim, ndërsa paratë do të shkojnë tek i zoti.

“SPAK ka lëshuar transaksionin, por e ka çuar në konton përkatëse në noter dhe te kontoja e noterit rri e bllokuar, derisa të sqarohet pozicioni i individit me fjalë me drejtësinë. Nëse do të merrni nga gjykata letrën që jeni pronarë legjitimë, atëherë do të keni akses në atë fond dhe do të merrni paratë”.

Rama thotë se ndërtimi i resortit nuk do të anulohet, ndërsa një përgjigje e kishte edhe për protestuesit, që i kërkojnë dorëheqjen.

“Jo 5 mijë veta, po 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjaftojnë, sepse janë 800 e kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS”. Një përgjigje e pati edhe për kushtet e vendosura nga protestuesit.

Tv Klan

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.