Politika

Rama takon krerët e bankave, kërkon mbështetje për zonat e përmbytura

Kryeministri Edi Rama kërkon mbështetjen e bankave për kreditë e fermerëve që janë prekur nga përmbytjet. Mesditën e sotme, shefi i qeverisë zhvilloi një takim në Kryeministri me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, krerët e bankave të nivelit të dytë dhe drejtuesit e shoqërive të kursim-kreditit, për tu kërkuar lehtësira dhe rishikim të kredive të fermerëve të zonave të përmbytura.

edi-rama33“Takim i frytshëm me bankat për kredimarrësit e zonave bujqësore të përmbytura. Në orën 13:00 komunikim për mediat jo vetëm për këtë.”- shkruan Rama në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Një ditë më parë, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në një letër zyrtare drejtuar Bankës së Shqipërisë dhe bankave të nivelit të dytë në vend, ka kërkuar që të pezullohen pagesat e kësteve të kredive për bizneset agro-ushqimore dhe për fermerët e prekur nga përmbytjet. Ministri ka kërkuar që të ketë pezullim të kësteve të kredive për një periudhë 1-2 vite si dhe heqjen e penaliteteve për vonesat në këto biznese. Për të gjithë të prekurit nga përmbytja, Panariti ka kërkuar rishikim të kushteve të kredisë. “Kjo është e vetmja mënyrë për t’u ardhur në ndihmë fermerëve dhe bizneseve të dëmtuara”, – u ka shkruar ministri bankave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button