Rama: Të sakrifikojmë për të rilindur Shqipërinë, jo të bëjmë beteja politike
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në përvjetorin e 23- të te FRESH-it, duke pershendetur eurosocialistet që merrnin pjesë në këtë përvjetor, si dhe të gjithë ata që kontribuan për krijimin e forumit.
Kryeministri Rama në fjalën e tij (me sens humori), u shpreh se “Unë nuk kam qenë anetar FRESH-it. Është e vërtetë që në atë kohë këta me dukeshin si të çmendur, por dhe ata më merrni mua si të tillë, por më e rëndësishmja është se më të çmendurit e gjetën njeri-tjetrin dhe Shqipëria filloi të ndryshojë faqen e vet duke duke shpëtuar nga të çmendurit e vërtetë”.
“Dua ta nis me një fjalë të Kenedit, ku shprehet se “Të jeshë në qeveri është një mundësi e pashoqe t’i shërbesh vendit tënd, por po e pashoqe është mundësia për të kritikuar qeverinë tënde” dhe unë jam krenar se në pjesën e parë të qeverisjes tonë ne e shfrytëzuam pa fund mundësinë e pashoqe për t’i shërbyer vendit tonë, por dhe vendi ynë pati një pjesë të parë me mundësinë e plotë për ta kritikuar qeverisjen tonë. Prandaj, le të jemi sot të gjthë krenare, por mbi të gjitha dua të nënvizoj që nuk vihet asnjëherë në listën e zotimeve që është shkulja e hijes së frikës nga studentët, policët, biznesit, mësuesve, asgjesimi i presionit të politikës ndaj zyrtarevet te shtetit, kjo është ajo që ka ndodhur pas 23 qershorit dhe duhet të jemi krenarë për ketë arsye themelore që shtyu shumë njerëz të votojnë për ne”.
Po ashtu, kryeministri Rama vuri theksin te shërbimi ndaj nevojave që ka vendi dhe qytetarët dhe jo te lufta politike, duke pohuar se “Në qershor do të kemi zgjedhjet vendore dhe unë do të jem krenar të them se do të jenë zgjedhjet e para në Shqipëri ku asnjë mësues apo zyrtar i shtetit nuk do të lejohet të marrë pjesë me zor në miting. Asnjë klasë gjimnazi nuk do të trajtohet si tufë delësh për ta çuar në miting. Asnjë shkollë në vend nuk do të lëre asnjë orë mësimi për ta çuar në sheshet e betejave elektorale. Ne fituam betejën historike të 23 qeshorit dhe përpiqemi të sakrifikojmë për të rilindur Shqipërinë e rrënuar”.
“Ne kemi detyrimin jo të fitojmë zgjedhjet e ardhshme vendore, por të rilindim komunitetin, shpirtin dhe frymën e komunidtetit, solidaritetin dhe disiplinën komunitare, sepse zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë beteja e radhës me kundërshtarin që mundëm me 23 qershor, pasi do të përballemi dhe do ta mundim në 2017. Detyra jonë drejt një stacioni nuk është t’i kthejmë zgjedhjet vendore në betej politike, por të zgjerojmë shpresat dhe qeveritë vendore që po rilindin nga reforma teritoriale. Për ne këto zgjedhje nuk do të jenë për të përshkallzuar luftën politike, por mjeti për të ndërtuar jetën e komunitetit”, pohoi ai.