Politika

Rama tek “Sami Frashëri”: Deri në 2018 të gjitha klasat do të jenë dixhitale

Kryeministri Edi Rama ka uruar në Facebook nxënësit e sistemit parauniversitar që sot ulen në bangat e shkollës. Rama ka zgjedhur të urojë nxënësit nga shkolla “Sami Frashëri” ku dhe ndoqi mësimin në tre klasa inteligjente.

“Urimet më të përzemërta për vitin e ri shkollor nga oborri i shkollës “Sami Frashëri”, ku mësimi ka rinisur me energji dhe ambicie të re”, shkruan Rama.

Kryeministri është shprehur se deri në 2018 të gjitha klasat do të jenë dixhitale, ku aktualisht në të gjithë Shqipërinë numërohen 120 të tilla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button