☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.46 ▼0.08%
ARI 4,650 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $81,026 ▲ +2.91% ETH $2,527 ▲ +1.3% XRP $1.4646 ▲ +4.39% SOL $109.4800 ▲ +8.44%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.46 ▼0.08 % ARI 4,650 ▼0.3 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.46 ▼0.08 % ARI 4,650 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama thumbon Berishën: Opozita do vijë në Kuvend me një ‘dhëmballë të prishur’! S’ka kurajë ta shkulë dhe as qetësojë

Teksa e cilësoi Berishën “dhëmballë të prishur”, Rama deklaroi se asesi deputetë e ministra nuk duhet të merren me sulme ndaj tij.

Rama: Me aq pak sa kemi mundur të shohim përmes natës opozitare të 25 prillit deri sot, i njëjti avaz duket se do të vazhdojë drejt humbjes së 6 dhe të 7 të radhës. Prodhimi i baltës nuk do të ndalet, mund edhe të rritet madje.

Kjo tregon se balta do të vazhdojë. Ne duhet të jemi të vëmendshëm ndaj çdo akuze publike, jo për të reaguar me të njëjtën monedhë, as për të rënë pre e vorbullës që i ka neveritur shqiptarët me politikën e ditës, por për të verifikuar çdo gjë që thonë për të ndarë katranit me bojë me ato akuza që kanë një bazë sado të vogël faktike. Në këtë pikë nuk do të ketë kompromis.

Mandati i tretë nuk duhet tu ngjajë dy të parëve. Opozita të bëjë çfarë të dojë, por ne do bëjmë atë që duhet. Dora jonë do jetë e shtrirë pa kushte pavarësisht nga sjellja dhe retorika e rivalëve tanë. Konflikti nuk duhet të jetë më kryefjalë e jetës politike.

Kush do ta kalojë cakun etik në prononcimet publike në adresë të rivalëve tanë, kush do merret me politikë për konflikt në teatrin e ditës dhe nuk do të merret me tema që do t’i interesojnë njerëzve do të jetë një shqetësim jo për opozitën, por për gruipin dhe mua.

Opozita do vijë në Parlament me një dhëmballë të prishur që nuk ka kruajë ta shkulë dhe as kurajë ta qetësojë. Nuk është arsye për tu marrë me dhëmballën e saj dhe as për t’iu përkushtuar infektimit të PD nga ajo dhëmballë.

Sa kohë dhëmballa do të jetë aty fytyra e PD do të jetë e pavotueshme. Ne nuk duhet ta kemi luftën me PD. Në fund të këtij mandati ne nuk do të vlerësohemi për çfarë i thamë dhe bëmë PD-së por do të gjykohemi për sa më lart do ta ngjisim Shqipërinë këto 4 vite dhe sa do t’i jemi afruar marrjes ku ky vend meriton të jetë në fund të kësaj dekade.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.