🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 28 May 2026
S&P 500 7,561 ▲0.54%
DOW 50,643 ▼0%
NASDAQ 26,885 ▲0.79%
NAFTA 88.90 ▲0.25%
ARI 4,539 ▲1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $73,476 ▼ -2.14% ETH $2,016 ▼ -2.24% XRP $1.3265 ▲ +0.12% SOL $82.2600 ▼ -1.72%
S&P 500 7,561 ▲0.54 % DOW 50,643 ▼0 % NASDAQ 26,885 ▲0.79 % NAFTA 88.90 ▲0.25 % ARI 4,539 ▲1.28 % S&P 500 7,561 ▲0.54 % DOW 50,643 ▼0 % NASDAQ 26,885 ▲0.79 % NAFTA 88.90 ▲0.25 % ARI 4,539 ▲1.28 %
EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088
28 May 2026
Breaking
Politika

Rama u premton socialistëve nga Korça: Do kemi fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet e ardhshme!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korçë këtë të enjte, ku po feston përvjetorin e 35-të të Partisë Socialiste me mbështetësit atje.

Fjalën e tij, kreu i qeverisë e nisi duke kujtuar kohët e vështira siç i quajti ai të 35-viteve më parë, kur opozita e asaj kohe përballej me brutalitetin e pushtetit të Partisë Demokratike. Ai e konsideroi koinçidencë përkimin e 26 majit të atëhershëm me atë të këtij viti.

“Një koincidencë e madhe bashkoi një datë, 26 majin. Dy momente domethënëse të PS-së. 26 maji i vitit 1996, ku socialistët u përballën me furinë e një dhune dhe brutaliteti që e vuri Shqipërinë përballë sfidës reale të ndërtimit të demokracisë. Ai moment e vendosi PS-në në një situatë jashtëzakonisht dramatike. Ata që ishin në vijën e parë u dhunuan barbarisht, ashtu sikundër u dhunua tërësisht rezultati i atyre zgjedhjeve që u grabitën nga pushteti i degraduar i Partisë Demokratike. Ai 26 maj sot është i papërfytyrueshëm për ata të rinj që ishin sot këtu dhe për këdo që nuk e ka jetuar atë moment dramatik.

E paimagjinueshme sot kur opozita dhunohej rregullisht, kur kishte vetëm një ekran, ekrani i RTSH-së dhe ku asnjëherë nuk shfaqej opozita përveçse në ndonjë rast me pamje që mbuloheshin nga komenti negativ i spikerit të lajmeve. Shqipëria e asaj kohe kishte vetëm një gazetë opozitare, e cila edhe ajo u bë shkrumb e hi.”, tha Rama. Pas këtyre fjalëve filloi të binte një shi i lehtë, detaj të cilin kryesocialisti nuk e la pa përmendur.

“Edhe vetë qielli filloi të përlotet tani që po dëgjon se çfarë ndodhi në atë kohë. Ju premtoj që s’do mbaj një fjalim të gjatë nën shi, por ju premtoj ta kthej tek 26 maji i para disa ditëve, kur PS e ngjiti Shqipërinë në një majë të re, një majë edhe më lart në rrugën drejt majës që e kemi nga amaneti i të parëve dhe borxhi që u kemi fëmijëve, maja ku gjendet shtëpia e Europës së Bashkuar dhe ku me se s’bën do të vendosim flamurin kuqezi të Ismail Qemalit dhe Gjergj Kastriotit.”, shtoi Rama.

Mes të tjerash, gjatë fjalës së tij, Rama premtoi një fitore akoma më të thellë për Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme.

“Nëse shiu filloi duke dëgjuar si ishte Shqipëria dhe le të vazhdojë siç është bereqeti dhe le të bjerë në këtë 35-vjetor këtu në Korçë duke premtuar një fitore të jashtëzakonshme, siç ajo që ne do të realizojmë të gjithë sëbashku në zgjedhjet e vitit të aardhshëm.”, u shpreh ai.

Mes të tjerash, Rama u shpreh i bindur që “I kemi ngritur kokën çdo shqiptari kudo që ndodhet në botë” dhe që PS i ka dhënë Shqipërisë një titull krejt tjetër, duke u ndalur tek integrimi, që sipas tij tashmë ka hyrë në një fazë krejt të re, atë të hapjes së fazës së mbylljes së negociatave.

“Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi!”, thekson Rama.


Më herët ditën e sotme, kryeministri Rama vizitoi superfabrikën e prodhimit të oxhaqeve në Korçë, të sipërmarrësit Arben Xega, një investim me teknologji bashkëkohore ku prodhohen mbi 100 modele ekologjike të vatrave të zjarrit, të destinuara kryesisht për eksport në rreth 30 shtete të botës.

Në këtë sipërmarrje janë të punësuar dhjetëra të rinj dhe banorë të zonës, me paga mesatare që variojnë rreth 700 mijë lekë të vjetra.

Pronari i fabrikës, Arben Xega, u shpreh se kompania ka arritur të zgjerojë praninë në tregjet europiane. “Nga radha e kaluar produktin e kemi dërguar edhe në Gjermani dhe ajo që ka ndodhur është se jemi bërë anëtarë të një kooperative gjermane, e cila ka 117 vite që është e themeluar dhe jemi kompania e parë e huaj anëtare e saj.”, u shpreh sipërmarrësi.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi zhvillimin e kësaj ndërmarrjeje dhe prezantoi mundësitë e reja mbështetëse për bizneset prodhuese.

“Kjo është një ndërmarrje e mesme faktikisht. Kemi programin e ri me bankat e nivelit të dytë dhe me Bankën e Shqipërisë, që u ofron kompanive kredi me interesa më të ulëta dhe me garanci deri në 2 milionë euro, kështu që mund ta përdorësh,” u shpreh Kryeministri.

Kjo sipërmarrje konsiderohet një shembull i zhvillimit të industrisë prodhuese shqiptare, që përmes inovacionit, eksporteve dhe punësimit të të rinjve po forcon praninë e produkteve “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.