Rama vendos karrige para Kryeministrisë, thirrje studentëve: Dialog pa kushte, jam në dispozicion së bashku me qeverinë
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog drejtuar studentëve që prej shtatë ditësh vijojnë protestat, këtë herë përmes një akti simbolik para godinës së Kryeministrisë. Përpara institucionit janë vendosur karrige me pankarta ku shkruhet “Dialog”, në shenjë të gatishmërisë së qeverisë për t’u ulur në bisedime me protestuesit.
“Tani, kush do dialog pa kushte, ku të dojë, kur të dojë edhe këtu po të dojë, unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë, të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe nuk distancohen nga dhuna”, tha Rama.
Kjo është një tjetër thirrje e kreut të qeverisë për të zhvilluar bisedime me studentët dhe për të dëgjuar kërkesat e tyre konkrete lidhur me arsimin. Rama ka theksuar se dialogu duhet të zhvillohet pa kushte, ndërsa ka përjashtuar nga kjo ftesë personat që, sipas tij, ushtrojnë dhunë dhe nuk distancohen prej saj.
Studentët dhe gjimnazistët kanë dalë në protestë prej shtatë ditësh, duke kërkuar ndryshime në sistemin arsimor. Tubimet janë shoqëruar me tensione, përplasje dhe akte dhune, ndërsa protesta është shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.