Ekonomia

Rama: Zbret në nivel normal taksa e transportit të mallrave drejt Italisë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se taksa e transportit të mallrave nga Shqipëria drejt Italisë, që ekzistonte që prej viteve ’50 ka zbritur në nivelin normal.

Konferenca-e-shtypit-Rama-renziFoto-Flor-AbazaGjatë një konference për shtyp me Kryeministrin e Italisë, Matteo Renzi, kreu i qeverisë Rama u shpreh se, “Lajm i mire për një grup interesi që kërkon zgjidhjen e çështjes së mbartur qysh në vitet ‘50. Taksë absurde, mbi transportuesit e mallrave nga Shqipëria drejt Italisë. Kjo taksë ka mbetur në fuqi sot për 3 vende në një inerci abursde, Shqipëria, Irani dhe Siria. Me shumë kënaqësi i’ua përcjell të interesuarve, dhënien  e zgjidhjes duke bërë që nga janari kjo taksë të  bjerë në nivelin normal të taksës që paguajnë të gjithë autotransportatorët që cojnë mallra drejt Italisë”.

Kryeministri Rama u shpreh mirënjohës “për bindjen e shprehur më shumë se njëherë nga kryeminsitri italian për domosdoshmërinë e integrimit një orë e më parë të Shqipërisë në BE”.

Rama u shpreh se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Italisë, “është një marrëdhënie speciale historike, tradicionale e çuar përpara nga të gjitha qeveritë e Romës apo Tiranës, pavarësisht përkatësive politike”.

Por, shtoi Kryeminsitri Rama, “jam i lumtur posaçërisht, pasi kjo është një marrëdhënie speciale mes meje dhe Kryeministrit të Italisë, që njihemi prej kohësh dhe ndajmë të njëjtat pikëpamje për botën, shoqërinë dhe domosdoshmërinë për lëvizjen me shpejtësi përpara të së majtës, për të cilën sot ka më shumë se më parë nevojë shoqëria dhe Evropa”.

Konferenca e shtypi Rama-Renzi (4)Foto Flor Abazaj
Konferenca e shtypit Rama

“Duke theksuar se çfarë kemi arritur mes bashkëpunimt dhe çfarë mund të arrijmë më tutje. Biseduam për arritjet intensive të Shqipërisë në integrimin evropian”, tha Rama.

“Duke përgëzuar kryeministrin e Italisë për gjithçka Italia bëri këto gjashtë muajt e presidencës së BE, por duke i shprehur dhe mirënjohjen për mbajtjen lart të flamurit të europeizmit, vendosëm dhe piketat për të çuar më tutje bashkëpunimin tonë në nivelin bilateral, por dhe aspektin e përpjekjeve që Shqipëria po bën për të luajtur një rol në nivelin rajonal”, u shpreh Kryeministri Rama.

“Ndamë bashkëpunimin më të fundit për shpëtimin e njerëzve pas fatkeqësisë në anijen ‘Norman Atlantic’, dhe falë impenjimit në vijë të parë të kryminsitrit italian nuk u transformua në një tragjedi me përmasa të paparashikueshme”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se, “në vijim të një pune të admirueshme për njohjen e viteve të pensionit e bërë gjatë këtij viti për emigrantët shqiptarë që punojne dhe paguajnë taksa në shumë vende të botës, sot ramë dakord që projekti i vendosur në tavolinën e përbashkët të të dy minsitrave të vijojë me negociatat e të dyja palëve. Kjo i shërben si një numri të madh emigrantësh shqiptarë në Itali, por dhe një numri të konsiderueshëm italianësh në Shqipëri”.

Duke i uruar homologut Italian, Vitin e Ri, Kryeminisitri Rama e falenderoi për angazhimin duke mos lejuar mbylljen e katedrës së Albanologjisë në Universitetin e Sapienzës.

Konferenca e shtypi Rama-Renzi (2)Foto Flor Abaza
Konferenca e shtypit Rama

Ndërsa, Kryeminsitri italian, Matteo Renzi gjatë fjalës së tij u shpreh se, “Shqipëria sot është në Evropë, nuk është brenda vendeve anëtare, por është në Evropë. Sot bëhet fjalë për të hapur dyert e shtëpisë evropiane dhe duhet ta bëjmë këtë sepse kjo gjë i shërben Italisë, Shqipërisë dhe Evropës”.

Renzi u shpreh se, “është thelbësor roli i Shqipërisë në marrëdhëniet me Italinë. Nuk është e rastësishme që ndodhemi këtu. Ka ndryshuar marrëdhënia mes komunitetit shqiptar dhe atij italian. Kjo është një histori integrimi dhe suksesi. Për ne sot Shqipëria është një partner i natyrshëm dhe ka një lideriship të mençur që po çon përpara reformat që i shërbejnë Shqipërisë dhe jo pse këtë e thotë Evropa, por se me të vërtetë i shërbejnë Shqipërisë”.

“Tashmë është ligj do të hyjë në fuqi, ministri Lupi na premtoi se do të bëhet e mundur dekreti. Problemi është zgjatur nga vitet ’54, na u deshën 60 vjet por më në fund e zgjidhëm”, tha kryeministri italian Mateo Renzi.

Kryeministri Renzi u shpreh se, “është i madh bashkëpunimi mes ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme italiane dhe shqiptare”.

Related Articles

Nje koment

  1. demokratet vetem pallavra e lojna majmunesh me ambasadore,e dipllomate dhe minifunda neper holle se per te tjera qe ndihmojne ekonomine e biznezin as qe dojin tja dinin,partia e Astrit Patozit vaj halli,tani qe kemi dhe N Ceken ne rome murtaja i rafte protokollit qe bo firmoset,o mjerane,o JERANA,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button