Ekonomia

“Rana e Hedhun” dhe problemi i rrugës drejt saj

Zona e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin, një nga perlat e bregdetit shqiptar, po goditet rëndë nga infrastruktura e keqe rrugore.

Pushuesit surprizohen  nga bregdeti i zonës që njihet si “Rana e Hedhun” dhe po aq befasohen  me rrugën që të çon deri në destinacion.

Rruga që të dërgon drejt zonës së “Ranës së Hedhun” në Shëngjin, një nga perlat e bregdetit të Adriatikut, është gati e pakalueshme.

Zhvillimi që ka njohur kjo zonë nga investimet private, nuk është ngritur në nivelin që rruga të bëhet e përdorshme nga mjetet e transportit.

Pushuesit e parë të cilët kanë nisur të frekuentojnë “Ranën e Hedhun” këtë vit, e konsiderojnë këtë vend si një mrekulli që i ka falur natyra Shëngjinit, por që mungesa e rrugës është kthyer në një makth të vërtetë për ta.

Një problem tjetër në këtë zonë janë edhe disa ndërtesa të vjetra të ushtrisë, të cilat i prishin pamjen këtij bregdeti të rrallë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button