☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 93.99 ▲0.1%
ARI 4,176 ▲1.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,022 ▼ -2.9% ETH $2,364 ▼ -5.58% XRP $1.3090 ▼ -4.7% SOL $102.3600 ▼ -4.26%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 93.99 ▲0.1 % ARI 4,176 ▲1.66 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 93.99 ▲0.1 % ARI 4,176 ▲1.66 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Raporti Bankës Botërore/ Rritja ekonomike në Shqipëri nuk reflektohet si mirëqenie

Banka Botërore ka analizuar se politikat e asistencës sociale përgjatë viteve nuk kanë funksionuar.

Sipas organit ndërkombëtar, varfëria në Shqipëri vijon të mbetet krahasimisht e lartë në raport me rajonin në nivelin 29.3%, sipas rivlerësimit të vitit 2022.

Sipas raporti varfëria është ulur ndjeshëm në vitet 2016- 2018, por më pas tërmeti i nëntorit 2019 dhe pandemia sollën ndalimin e progresin. Gjithashtu raporti thekson se lidhja midis rritjes së PBB-së dhe shkallës së varfërisë ka qenë shpesh negative në 20 vitet e shkuara, duke mos u reflektuar në mirëqenien e njerëzve më vulnerabël.

Ndërkohë një tjetër indikator që Banka Botërore vlerëson në analizë është varfëria relative, që sipas saj është krahasimisht më mire se vendet e tjera të rajonit, por më lart se mesatarja e BE.

Ndërkohë modernizimi i sistemit të asistencës sociale duke e bërë me sistem pikëzimi ka sjellë ndikime pozitive në zbutjen e varfërisë. Ky është një projekt i financuar nga Banka Botërore dhe që u zgjat deri në fund të 2022-it.

Banka Botërore ka vlerësuar se ekonomia jonë do të ketë një rritje të ngadaltë gjatë këtij viti, pas stimulit të fortë të rimëkëmbjes që pati në vitet e kaluara, ndërsa në parashikimet afatmesme gjykon se vendi ynë do ketë përkeqësim të shkallës së varfërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.