🌤️
Tiranë 37°C · Kryesisht kthjellët 01 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
₿ CRYPTO
BTC $63,079 ▼ -1.27% ETH $1,867 ▼ -0.95% XRP $1.0630 ▼ -0.84% SOL $72.8700 ▼ -0.9%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
01 Aug 2026
Breaking
Ekonomia

Raporti global i urisë 2016, 5 % e popullsisë shqiptare, gjithnjë e uritur

cccNë publikimin e fundit të “Hunger Report 2016”, të përpiluar nga Instituti Amerikan “Bread for the world”, tregohet se ushqyerja e shëndetshme është thelbësore për një rritje dhe zhvillim të qenësishëm të një shteti. Ajo mund të parandalojë kosto të shumta shëndetësore.

Për Shqipërinë, raporti nënvizon se 14.3 % e popullsisë jeton në varfëri (marrë nga të dhëna të studiuara në vitet 2009-2014). Ndërsa tregon se 5 % e popullsisë konsiderohen gjithnjë të uritur (studim i të dhënave të vitit 2013-2015), një tregues ky Brenda mesatares së rajonit. Sa i përket vdekshmërisë foshnjorë, shifrat flasin për 14.9 % e fëmijëve nën 5 vjeç, në vitin 2013.

Rritja ekonomike në vendet në zhvillim, nënvizon raporti, që përfshin edhe vendet ballkanike, i ka dhënë njerëzve më tepër mundësi që të ushqehen siç duhet, por që i ka vënë edhe përballë komplikacioneve si diabeti, hipertensioni, sëmundjet kardio-vaskulare etj. të cilat janë kosto e shëndetit të tyre.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpenzojnë më tepër në kujdesin shëndetësor se çdo shtet me të ardhura të larta, ndërsa në shtete më të varfra, flitet për nivele të ulëta si në mbijetesën e fëmijëve, ashtu edhe në indikatorët që varet nga jetëgjatësia, shëndeti etj.

Pabarazitë socio-ekonomike e kanë çuar popullsinë në një shpërndarje të pabarabartë të kujdesit shëndetësor. Faktorë si edukimi, mundësitë e punësimit, aksesi në ushqime të shëndetshme ka një impakt të madh në shpenzimet në shëndet.

Ndërsa, shkalla e urisë vendos në çdo rajon të vendeve në zhvillim, shkalla e lartë e kequshqyerjes, mungesa e vitaminave dhe mineraleve vijon që të vendosë një kosto në jetët e njerëzve. Rritja e nivelit të obezitetit dhe rritja e sëmundjeve kronike po vendosin një barrë për sistemet shëndetësore në këto shtete.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.