Politika

Raporti i OSBE/ODIHR, Basha: Damka më e zezë që ka marrë një proces zgjedhor që nga 2003

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një një deklaratë për mediat ditën e sotme, e ka cilësuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 21 qershorit, si damka më e zezë që ka marrë një proces zgjedhor në Shqipëri që nga viti 2003.

“Tre janë konkluzionet e raportit të OSBE/ODIHR. E para, më 21 qershor në Shqipëri nuk u mbajtën zgjedhje të lira e të ndershme, ky togfjalësh është zhdukur nga raporti, nuk ekziston fare sepse qeveria zhbëri standardin zgjedhjeve duke bërë hapa prapa në demokracinë e vendit. Liria e votueseve për të hedhur votën e tyre të pandikuar u dhunua nga qeveria. Konkluzioni i dytë është zhbërja e standardeve, çka siç theksohet në raport, nuk erdhi as për shkak të mungesë së legjislacionit apo për mungesë të vullnetit, por vetëm për shkak të dyshes Rama-Meta. Konkluzioni i tretë, që është gjithashtu kriter i kartës së Kopenhagës zbulon mekanizmin me të cilin dyshja Rama-Meta dhunuan procesin: më 21 qershor nuk pati garë alternativash, por ishte shteti kundër qytetarëve dhe opozitës”, tha Basha.

Basha shprehu vendosmërinë e PD dhe të opozitës për të qëndruar në krah të popullit dhe për të rikthyer ne vend demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button