🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,721 ▲0.39%
DOW 52,461 ▲0.95%
NASDAQ 26,475 ▲0.17%
NAFTA 97.58 ▼0.97%
ARI 4,150 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $82,507 ▲ +0.63% ETH $2,437 ▲ +1.49% XRP $1.3212 ▲ +1.5% SOL $105.6900 ▲ +1.04%
S&P 500 7,721 ▲0.39 % DOW 52,461 ▲0.95 % NASDAQ 26,475 ▲0.17 % NAFTA 97.58 ▼0.97 % ARI 4,150 ▼0.25 % S&P 500 7,721 ▲0.39 % DOW 52,461 ▲0.95 % NASDAQ 26,475 ▲0.17 % NAFTA 97.58 ▼0.97 % ARI 4,150 ▼0.25 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Sporti

Raporti i UEFA-s dhe Nielsen/ Interesi për futbollin e vajzave në Shqipëri është katërfishuar

Futbolli i vajzave po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në Shqipëri. Sipas raportit “UEFA Grow Market Research”, i realizuar nga UEFA dhe Nielsen, interesi për futbollin e vajzave është katërfishuar krahasuar me vitin 2016, duke dëshmuar progresin e vazhdueshëm të këtij sporti në vend.

Studimi tregon se interesi për futbollin e vajzave është rritur nga 3% në vitin 2016 në 12% aktualisht. Ndryshe nga trendi europian, ku interesi vjen kryesisht nga meshkujt, në Shqipëri janë vetë vajzat dhe gratë që e ndjekin më shumë futbollin e vajzave, me 17% interes krahasuar me 8% te meshkujt.

Raporti evidenton gjithashtu se 46% e shqiptarëve shprehin interes për futbollin e vajzave, ndërsa një në pesë persona identifikohet si tifoz i këtij sporti, duke e vendosur Shqipërinë në nivele të ngjashme me mesataren europiane.

Perceptimi ndaj futbollit të vajzave mbetet pozitiv. Sipas të anketuarve, 74% e shqiptarëve besojnë se zhvillimi i futbollit të vajzave përfaqëson një zhvillim pozitiv shoqëror, ndërsa 59% mendojnë se ai ofron modele pozitive për brezin e ri.

Gjetjet e raportit tregojnë se shqiptarët e konsiderojnë përmirësimin e imazhit të futbollit të vajzave si prioritetin kryesor për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti, ndërsa investimet në bazë dhe te moshat e reja renditen si faktori i dytë më i rëndësishëm.

Për tifozët e futbollit të vajzave, motivimi kryesor për ta ndjekur këtë sport lidhet me kohën cilësore të kaluar me familjen dhe miqtë, emocionet që ofron loja dhe atmosfera e ndeshjeve.

Nga ana tjetër, raporti identifikon edhe sfidat që mbeten përpara. Mungesa e njohjes së futbollisteve, mbulimi i kufizuar mediatik dhe atmosfera rreth ndeshjeve renditen ndër arsyet kryesore që pengojnë një pjesë të tifozëve të ndjekin më shumë futbollin e vajzave.

Të dhënat e raportit konfirmojnë se futbolli i vajzave në Shqipëri është në rritje të vazhdueshme dhe se investimet e Federatës së Futbollit në zhvillimin e këtij sektori po kontribuojnë në zgjerimin e interesit dhe përfshirjes në këtë sport.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.