☁️
Tiranë 6°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.26 ▲0.56%
ARI 5,022 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,633 ▲ +2.82% ETH $2,242 ▲ +6.63% XRP $1.4729 ▲ +3.89% SOL $93.3100 ▲ +5.78%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.26 ▲0.56 % ARI 5,022 ▼0.78 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.26 ▲0.56 % ARI 5,022 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Raporti i Zvicrës, pushtetarët shqiptarë çojnë paratë e aferave jashtë vendit

euro3Republika e Shqipërisë renditet në krye të listës sa i takon nivelit të pastrimit të parave për vitin 2015

Pushtetarët e korruptuar shqiptarë dhe krimi i organizuar po nxitojnë të pastrojnë dhe fshehin jashtë vendit paratë e krimit dhe të korrupsionit. Instituti i Bazelit për Qeverisjen, një institut zviceran mjaft i njohur në arenën ndërkombëtare, i cili bashkëpunon me OKB, KiE, Bankën Botërore si dhe jep kontributin e tij për forcimin e shtetit ligjor, ka publikuar ditët e fundit raportin për indeksin e pastrimit të parave në rang global. Sipas të dhënave të tij, Shqipëria është ngjitur mes 5 shteteve të para në Evropë sa i përket këtij fenomeni.

Nga 152 shtete në total në rang botëror, vendi ynë renditet i 86-ti. Por sa i përket shteteve të Evropës, Shqipëria ndodhet në vendin e pestë, pas Ukrainës, Turqisë, Greqisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Nëse bëhet një krahasim me fqinjët tanë Maqedoninë, Serbinë apo Malin e Zi ne ndodhemi në krye. Krahasuar me të njëjtin raport të një viti më parë, indeksi i korrupsionit ka pësuar rritje. Në vitin 2014 indeksi për Shqipërinë ishte 5.54, ndërsa në vitin aktual është 5.56. Sipas të dhënave të raportit, kjo tregon se numri i zyrtarëve a personave të tjerë që kanë bërë pastrim parash ka pësuar rritje.

Sa i përket renditjes së përgjithshme botërore, në krye qëndrojnë Irani me Afganistanin dhe pas tyre renditen shumica e shteteve afrikane, aziatike dhe amerikano-jugore. Ndërkohë vendet e Evropës, dhe më konkretisht ato skandinave, kanë indeksin më të ulët të pastrimit të parave. Vendet me një fenomen të tillë më të pakët janë Estonia e Finlanda.

 

1 Koment

  • ALBANO 02 September 2015, 13:45

    te financojne ne SHQIPERI NE KOSOVE ... ME MIRE SE TE HAPIN BIZNESE NE EUROPE .. TE NDIHMOJNE SHQIPTARET ... SE EUROPA SE CAN TAPIN PER SHQIPTARET .. DHE SVICERIANET MOS HARROJNE SE JANE KAMPIONE PER TE MARRE LEKET E TE KORRUPTUARVE NE BOTE NE EUROPE .... KA SHUME EUROPIANE QE I FSHEHIN DOLLARET MILIONAT NE SVICER ... DHE NUK I DEKLAROJNE MILIONAT... KESHTU NUK PAGUAJNE PERQINDJE TE FITIMEVE .... DO ME THENE JANE KONTRABANDE ... MERCI ... ET A BIENTOT ..

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.