Bota

Raporti për “MH17”: Avioni u rrëzua nga raketa e lëshuar nga territori rus

Raketa që rrëzoi avionin e fluturimit “MH17” mbi Ukrainën Lindore ka ardhur nga territori i kontrolluar prej rebelëve të mbështetur nga Rusia.

Rezultati i hetimit të kryesuar prej autoriteteve holandeze, mbi episodin fatkeq të vitit 2014, nuk lë më shteg për hamendësime dhe i jep të drejtë Kievit.

Raketa u lëshua me një sistem të dërguar në Ukrainë nga Rusia, thonë ekspertët. Të 298 personat në bordin e “Boeing 777” vdiqën kur ai u shkatërrua në ajër, ndërsa fluturonte nga Amsterdami drejt Kuala Lumpurit.

Ekipi i përbashkët hetimor përbëhej nga prokurorë holandezë, australianë, belg, malajzianë e ukrainas. “MH17”-ta, sipas tyre, u rrëzua nga një raketë “BUK” e serisë “9M83”, e cila ka ardhur nga territori i Federatës Ruse.

Lloji i raketës ishte pohuar edhe më parë, por deri më tani nuk ishte thënë se cili ka qenë vendi i lëshimit. Rebelët separatistë e kanë mohuar gjithmonë përfshirjen e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button