☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,572 ▲0.38%
DOW 52,659 ▲0.29%
NASDAQ 26,269 ▲0.62%
NAFTA 80.23 ▲0.79%
ARI 4,065 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $64,855 ▼ -0.1% ETH $1,922 ▲ +1.92% XRP $1.1138 ▲ +0.29% SOL $77.4400 ▼ -0.34%
S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 80.23 ▲0.79 % ARI 4,065 ▲0.32 % S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 80.23 ▲0.79 % ARI 4,065 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
16 Jul 2026
Breaking
Kosova

Rashiq dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, i ka dënuar ashpër deklaratat e ministres serbe në Beograd, Snezana Paunoviq.

Ai ka thënë se është i tronditur nga gjuha e urrejtjes që sipas tij, vazhdon ta dominojë udhëheqjen politike në Serbi.

Një ditë më parë Kosova e ka shpallur person ‘non grata’ ministren serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezana Paunoviq, pasi ajo deklaroi se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998.

Kosova e ka shpallur person ‘non grata’ ministren e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, duke ia ndaluar në mënyrë të përhershme hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe kalimin tranzit përmes saj. Vendimi është marrë nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas deklaratave të Paunoviqit, e cila tha se nëse do të ishte në vend të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, do ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998. Deklaratat e saj kanë shkaktuar reagime të shumta, ndërsa janë cilësuar si nxitje e urrejtjes dhe rikthim i retorikës së viteve të luftës.

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, në një deklaratë për RTK-në tha se është i tronditur nga këto qëndrime, duke vlerësuar se deklaratat e Paunoviqit janë të papranueshme dhe përbëjnë nxitje të urrejtjes.

“Kam qenë i shokuar në momentin kur e dëgjova se çfarë mund të thotë një zyrtare në një pozitë kaq të lartë. Kjo na dëshmon se kjo strukturë, e cila fatkeqësisht i ka uzurpuar institucionet në Beograd, duhet të ndryshojë sa më shpejt. Si njeri nuk mund ta kuptoj që edhe pas 27 vjetësh ende po merremi me të njëjtët njerëz dhe me të njëjtin vokabular, ku urrejtja është mekanizmi kryesor i veprimit politik. Mund t’ju them se jam i shokuar, para së gjithash si njeri”, tha Nenad Rashiq, ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim.

Rashiq shtoi se në krye të shtetit serb vazhdojnë të jenë të njëjtët njerëz që kanë qenë edhe para 30 vitesh , duke u nisur nga Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq. Sipas tij, qasja e tyre nuk ka ndryshuar, por vetëm metodat janë përshtatur me rrethanat e reja.

“Akterë në estabilishmentin politik janë të njëjtë duke përfshirë prej presidenti Vuçiq e Ivica Dadiqin, që janë aty për 35 vjet dhe unë nuk pres prej tyre dënim ose kritikë. Përkundrazi kjo po na sjellë në këtë situatë që po konstatojmë si çdo herë se kemi një diktaturë në Beograd. Ata njerëz duhet të ndryshohen sa ma shpejt që është e mundur sepse deklaratat e tyre mbi të gjitha dëmtojnë serbët e Kosovës”, shtoi Rashiq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.