☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,711 ▼ -1.5% ETH $2,219 ▼ -0.68% XRP $1.3305 ▼ -1.26% SOL $82.4300 ▼ -2.2%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Rast i rrallë, gruaja mbetet shtatzënë për herë të dytë brenda 10 ditësh

Është një ndër rastet më të rralla në botë dhe i ka ndodhur një gruaje në Australi. Shtatzënia e Kate Hill ka qenë aq e pazakontë sa lindjen e dy vajzave të saj e kanë cilësuar si “mrekulli”.

Kate ishte diagnostikuar me sindromën e vezores policistike, çka e pengonte ovulimin dhe si pasojë ngjizjen e një fëmije. Ajo iu nënshtrua një terapie hormonale dhe mbeti shtatzënë jo një herë, por dy herë, brenda 10 ditësh.

Ky është një fenomen tepër i rrallë, ku janë të dokumentuara vetëm 10 raste në të gjithë botën. Ngjizja është quajtur “superfetation”, që do të thotë se ka ngelur shtatzënë ndërsa ishte shtatzënë. Ndërsa ishte shtatzënë, trupi i saj kishte prodhuar një tjetër vezë.

Ajo që e bën akoma më të rrallë këtë rast është fakti se, fëmija i dytë është ngjizur me të njëjtën spermë që ka ngjizur të parin, pasi çifti ka kryer marrëdhënie vetëm 1 herë.

“Unë kisha mbetur shtatzënë, por trupi im në mënyrë spontane lëshoi një vezë tjetër. Ajo çfarë e bën akoma më të rrallë këtë rast është fakti se unë dhe im shoq kryem marrëdhënie vetëm një herë, por sperma mbeti e gjallë për 10 ditë dhe kjo bëri që të fertilizohej veza e dytë”, tregon ajo.

Ngjizja e rrallë nisi si një shtatzëni e vetme me binjakë, para se të mbetej sërish shtatzënë pas 10 ditësh me trinjakë.

Fatkeqësisht çifti e humbi njërin nga fëmijët në fazat e para të shtatzënisë, dhe Kate i dhanë dy data të lindjes së vajzave – 20 dhjetor dhe 30 dhjetor 2015.

Vajzat e saj, Charlotte dhe Olivia, u lindën bashkë në të njëjtën ditë me metodën e prerjes cezariane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.