Maqedonia

Rasti i Kumanovës, avokatët mbrojtës kundërshtojnë akuzat

Me kërkesë të avokatëve mbrojtës të të akuzuarve, të cilët e kundërshtojnë kualifikimin e veprës penale, më 7 dhjetor, në Gjykatën Themelore në Shkup do të mbahet seanca për vlerësimin e aktakuzës ndaj 29 personave të përfshirë në rastin e Kumanovës.

Të akuzuarit e përfshirë në konfliktin e Kumanovës, që ndodhi më 9 dhe 10 maj të këtij viti akuzohen për pjesëmarrje në organizata terroriste dhe për terrorizëm, bazuar në Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë.

Sipas dispozitave të këtij kodi, nëse vërtetohen akuzat e Prokurorisë, të akuzuarit mund të dënohen edhe me burg të përjetshëm.

Avokatët mbrojtës të të akuzuarve pohojnë se të akuzuarit nuk kanë kryer veprën penale të terrorizmit dhe nuk janë të përfshirë në organizatë terroriste.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button