Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,148 ▼ -0.03% ETH $2,185 ▲ +0.31% XRP $1.4110 ▼ -0.32% SOL $86.2700 ▼ -0.47%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Kosova

Reagime të shumta pas memorandumit të studentëve serbë për Kosovën

Publikimi i një memorandumi nga studentët protestues në Serbi, në të cilin Kosova cilësohen si “pjesë e patjetërsueshme dhe integrale e Republikës së Serbisë”, ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe në mesin e njohësve të rajonit.

Në dokumentin e miratuar në Kragujevc, studentët e përshkruajnë Kosovën si pjesë të pandashme të shtetit serb, duke theksuar se çështja e saj “nuk mund të negociohet”.

Kragujevci në memorandum cilësohet si “kryeqyteti i parë i Serbisë moderne dhe qendër e mendimit shtetndërtues serb”.

Ky qëndrim është kritikuar ashpër nga ish-këshilltari i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, i cili ka deklaruar se dokumenti “zbulon fytyrën e vërtetë të lëvizjes studentore në Serbi”.

“Ky memorandum e ekspozon fytyrën e vërtetë të të ashtuquajturës lëvizje progresive studentore në Serbi: nuk ka shkëputje nga narrativat e BIA-s, nuk ka distancim nga shovinizmi fetar – vetëm propagandë e ricikluar nacionaliste. Ai mohon realitetin e qartë se pavarësia e Kosovës është vullneti i popullit të saj”, ka shkruar Vela.

Ndërkaq, kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu, shkroi në rrjetin social “X”, se ky veprim i studentëve tregon qartë për të ardhmen e Serbisë.

“E ardhmja e Serbisë. Me studentë që filluan me protesta kundër korrupsionit në Serbi, me protesta kundër qeverisë së Aleksandar Vuçiç dhe që përfunduan me të njëjtin qëndrim ndaj Kosovës, si Slobodan Millosheviçi, Ivica Daçiç dhe Vuçiç. Kjo thotë shumë për të ardhmen e Serbisë”, tha Hajrullahu.

Reagime kritike ka pasur edhe nga drejtori ekzekutiv i Akademisë Rajonale për Zhvillimin e Demokracisë, Balsha Bozhoviq, i cili e lidh dokumentin e studentëve me ideologjinë e viteve ’80 dhe ’90 në Serbi.

E ardhmja e Serbisë. Me studentë që filluan me protesta kundër korrupsionit në Serbi, me protesta kundër qeverisë së Aleksandar Vuçiç dhe që përfunduan me të njëjtin qëndrim ndaj Kosovës, si Slobodan Millosheviçi, Ivica Daçiç dhe Vuçiç. Kjo thotë shumë për të ardhmen e Serbisë.

“Studentët kanë publikuar Memorandumin e tyre për Kosovën, duke vazhduar me vetëdije politikën e Dobrica Çosiçit dhe Memorandumit të SANU-së të vitit 1986. Që nga ajo kohë, qeveritë mund të ndryshojnë, por ideologjia mbetet e njëjtë. Zoran Diniç në atë skenar ishte një incident. Serbia mbetet në rrugë të gabuar”, ka deklaruar Bozhoviq.

Edhe analisti kosovar Agon Maliqi e ka cilësuar deklaratën e studentëve si shumë problematike dhe regresive.

“Kjo është një deklaratë shumë reaksionare dhe jashtëzakonisht problematike e lëvizjes studentore në Serbi për Kosovën. Nuk ka asnjë dallim mes këtij botëkuptimi narcisist nacionalist dhe spiritualist mbi historinë dhe shtetësinë, dhe ideologjisë që e ka sjellë Serbinë në këtë gjendje”, ka shkruar Maliqi.

Sipas tij, ky diskurs tregon mungesë të shkëputjes nga narrativat nacionaliste të së kaluarës dhe rrezikon të riprodhojë ideologji që kanë ndikuar negativisht në zhvillimet historike në rajon.

Publikimi i memorandumit vjen në kohën kur lëvizja studentore në Serbi ka nisur protesta kundër korrupsionit dhe qeverisjes së presidentit Aleksandar Vuçiq, por ndërkohë është vërejtur një zhvendosje graduale drejt temave me karakter nacionalist dhe historik, përfshirë edhe çështjen e Kosovës./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.