Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe, Gashiq: Ka qenë kontraktor i Vuçiqit në Kosovë
Kandidati i Listës së Studentëve për deputet në Kuvendin e Serbisë, Jugosllav Gashiq deklaroi se kjo listë nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe, të cilën e konsideron pjesë të sistemit politik të Partisë Progresive Serbe (SNS) në Kosovë.
Në një deklaratë për Radio Kim, Gashiq vlerësoi se Lista Serbe ka vepruar në interes të SNS-it dhe i përshkroi rezultatet e saj në Kosovë si katastrofike.
“Lista Serbe ka qenë kontraktor i SNS-it në territorin e Kosovës, me rezultate absolutisht katastrofike. Ne nuk duam asnjë kontakt dhe asnjë lloj bashkëpunimi me ta”, tha Gashiq.
Duke folur për rezultatet zgjedhore, ai vlerësoi se ato paraqesin një goditje serioze politike për Listën Serbe dhe se përfaqësuesit e saj tani janë më shumë të shqetësuar për të ardhmen e tyre politike sesa për funksionimin e mëtejshëm të partisë.
Gashiq gjithashtu akuzoi Listën Serbe se për vite me radhë ka përdorur presion dhe shantazh për të siguruar mbështetjen e votuesve.
“Ata e humbën ndjenjën e realitetit dhe menduan se në këtë mënyrë do të fitonin me siguri”, shtoi Gashiq.
Ai i ka cilësuar rezultatet zgjedhore si një tronditje të madhe politike për Listën Serbe, duke vlerësuar se përfaqësuesit e saj tashmë janë më shumë të shqetësuar për të ardhmen e tyre politike dhe personale.
“Për ta, kjo është një befasi e madhe dhe një tërmet. Mendoj se janë të shqetësuar se si do të vazhdojnë më tej”, ka thënë ai.
Sipas Gashiqit, përfaqësuesit e kësaj partie aktualisht janë më të përqendruar te ajo që mund t’u ndodhë personalisht, sesa te mënyra se si do të vazhdojë funksionimi i Listës Serbe.
“Mendoj se tani janë më shumë të preokupuar me çështje personale, me atë se çfarë do t’u ndodhë atyre, sesa të mendojnë fare se si të funksionojnë si Listë Serbe”, ka theksuar ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.