Reagon ambasada turke: Turqia nuk financon Islamin radikal në Kosovë
Ambasada e Turqisë në Kosovë ka reaguar ndaj shkrimit se Turqia po financon Islamin radikal në Kosovë.
Lexojeni të plotë reagimin e Ambasadës së Turqisë:
Pretendimet e publikuara në lajmin në ueb sajtin tuaj ditën e kaluar (më 30 shtator) se Turqia po financon Islamin radikal ne Kosovë janë plotësisht të pabazuara, të rreme dhe qëllimkeqe.
Lajmi në fjalë është publikuar edhe më herët në mediat turke dhe është mohuar nga zëvendës kryeministri Numan Kurtulmuş dhe nga TIKA.
Siç kërkohet edhe në gazetarin objektive, kërkojmë që kjo letër të publikohet me urgjencë ne ueb sajtin tuaj.
Sikurse është në dijeni të institucioneve dhe popullit të Kosovës, TIKA ka kompletuar projekte të restaurimit të trashëgimisë historike dhe kulturore si dhe projekte të ndryshme të zhvillimit në fushën e arsimit, shëndetësisë e bujqësisë në Kosovë.
TIKA është një entitet shtetëror dhe aktivitetet bamirëse i realizon në këtë kornizë, në përputhje me kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), parimet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD-DAC), marrëveshjet ndërkombëtare, korniza juridike e të cilave është përcaktuar nga e drejta ndërkombëtare publike, rregullave të cekura në Nenin 90 të Kushtetutës së Republikës së Turqisë mbi marrëveshjet ndërkombëtare.
Për më tepër këto projekte realizohen me miratimin e shtetit të Kosovës në kuadër te ‘Protokollit të Bashkëpunimit Zhvillimor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë si dhe Statusin e Programit të Kosovës së Zyrës së Koordinimit TIKA’.
Ndër të tjera TIKA realizon projekte së bashku me Ministritë, institucione, komuna e OJQ të ndryshme, brenda kufijve të Republikës së Kosovës në përputhje me rregullat e brendshme juridike.
Bashkëpunimi i TIKA-së me ndonjë organizatë të paregjistruar dhe të paaudituar nga institucionet zyrtare të vendit partner, është i pamundur.
TIKA është një institucion i cili me aktivitetet e saja jo vetëm në Kosovë por në mbi 100 vende të tjera të botës realizon projekte të cilat do të shërbejnë në krijimin e kulturës së vazhdimësisë së paqes, refuzimin e çfarëdo dhunë apo tjetërsimi, tejkalimin e paragjykimeve ndërmjet komuniteteve dhe forcimin e dialogut ndërmjet qytetërimeve si dhe njihet si një institucion i respektuar që mbledhë lëvdata nga masa të gjëra.
Në këtë kornizë, konsiderimi i TIKA-së si përgjegjëse ndaj aktiviteteve të ndonjë institucioni ose organizate apo përgjegjësve, proceset gjyqësore e të cilëve ende nuk kanë përfunduar, paraqet një veprim të pabazuar në aspektin ligjor dhe moral.
Në anën tjetër, Turqia e cila ka humbur më vite të tëra mijëra qytetarë të saj në ngjarje terroriste, lufton më vendosmëri kundër terrorizmit dhe rrjedhave radikale dhe bënë thirrje të bashkëpunimit ndërkombëtar aktiv kundër terrorizmit në çdo platformë.
Duke qenë kështu, tendenca për të paraqitur Turqinë dhe institucionet e saja si përkrahëse të grupeve/rrjedhave ekstremiste, paraqet një veprim të jo logjikshëm dhe të pandërgjegjshëm.
Nuk kemi dyshimin më të vogël se këto lajme të pabazuara kanë ndonjë bazë reale dhe se do të mund të zbehin sadopak marrëdhëniet Turqi-Kosovë të cilat avancohen vazhdimisht në çdo fushë dhe burojnë nga marrëdhëniet e thella historike, njerëzore dhe kulturore.
Me këto mendime, neve si institucione turke do të vazhdojmë bashkëpunimin tanë të afërt me institucionet dhe popullin e Kosovës.