Politika

Referendumi, Hafizi kërkon listat dhe përbërjen e komisionit zgjedhor

Deputetja Mimoza Hafizi i është drejtuar me një letër Kujtim Prronit, kryetar i Komisionit Zgjedhor për Referendumin në Shkodër.

Zonja Hafizi kërkon të njihet me përbërjen e këtij komisioni nëpërmjet një shkrese zyrtare nga PS e Shkodrës.

Kërkesën e dytë zonja Hafizi e drejton në formën e një pyetje: “Përse ky komision nuk është mbledhur asnjëherë të paktën deri dje pasdite”.

Po ashtu zonja Hafizi e cila e kundërshton këtë referendun kërkon t’i vihen në dispozicion lista dhe adresat e qëndrave të votimit për Bashkinë Shkodër.

Në këtë letër deputetja Hafizi ngre shqetësimin se që prej 24 orësh ajo po përpiqet të kontaktojë me këtë komsion për të akredituar vëzhguesit e saj.

“Në momentin e tanishëm sigurisht ky akreditim s’mund të ketë më vlerë”, thekson ajo duke kërkuar që në fund të procesit të pajiset me fotokopjen e listave të pjesëmarrësve në procesin e votimit me nënshkrimet e votuesve për të gjitha qëndrat e votimit në Bashkinë Shkodër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button