Referendumi në Maqedoni, votojnë të sëmurët, të burgosurit dhe shtetasit që jetojnë jashtë vendit
Të drejtë vote të dielën kanë 1.806.336 votues, të regjistruar në Listën Zgjedhore. Vendvotimet më 30 shtator do të hapen prej orës 7 deri në orën 19. Votimi do të monitorohet nga 11 927 vëzhgues nga vendi dhe 493 të huaj.
Pyetja e referendumit do të jetë: “A jeni për anëtarësim në BE dhe në NATO, duke pranuar marrëveshjen e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”. Referendumi do të jetë i suksesshëm nëse do të votonin mbi 50% nga trupi votues. Por megjithatë ky referendum është vetëm konsultativ.
Referendumi në Maqedoni, Zaev në Tetovë: Votoni për të ardhmen
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev e mbylli fushatën për votën pro në referendumin e së dielës me një thirrje të fundit për pjesëmarrje masive.
Mbështetësi i bojkotit, presidenti Gjorgj Ivanov ndërkohë u ankua nga Nju Jorku se vendit po i kërkohet të bëjë vetëvrasje. Zaevi ishte në Tetove ku u përpoq t`i mëshonte idesë së unitetit kombëtar pavarësisht përkatësisë politike dhe lënies së një gjurme të madhe nga pas. Lejojeni këtë brez të shënjojë historinë, u shpreh ai.
Në 30 shtator, të gjithë së bashku kemi detyrën të dalim e të votojmë për një Maqedoni europiane, sepse është në lojë e ardhmja e fëmijëve tanë, shtoi Zaev.
Por, në të dy anët e kufirit ka të pakënaqur. Partia kryesore opozitare në Maqedoni VMRO/DPMNE e kundërshton me forcë paktin duke e cilësuar “një akt kapitullimi”. Edhe pse nuk i hyri një fushatë klasike në mbështetje të “Jo-së”, ajo luajti një kartë tjetër: nuk i ka bërë thirrje ndjekësve të vet të votojnë ndonëse nuk ofron nga ana tjetër asnjë strategji alternative në lidhje me rrugën euroatlantike të vendit.
Kjo ka bërë që VMRO-ja të kritikohet për një bojkot të heshtur të votimit plebishitar, legjitimiteti i të cilit rrezikohet po nuk u kapërcye pragu i 50 përqindëshit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.