🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,316 ▼ -0.41% ETH $2,409 ▼ -1.44% XRP $1.2934 ▼ -1.61% SOL $103.4600 ▼ -1.01%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Politika

“Reforma territoriale është elektorale!”, Alibeaj: Rama do bëjë sërish ndryshime, nga 46 në 30 bashki

Politikani Enkelejd Alibeaj deklaron se nuk kemi të bëjmë me një Reformë Territoriale nga ana e mazhorancës, por me një reformë elektorale për zgjedhjet e ardhshme.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Alibeaj tha se ndryshimet e propozuara nga mazhoranca nuk sjellin një riorganizim real të pushtetit vendor, por sipas tij, janë pjesë e një kalkulimi elektoral.

Alibeaj thotë se ndryshimet nuk përbëjnë një reformë të vërtetë dhe se ajo që duhet të diskutohet është decentralizimi dhe transferimi i kompetencave nga pushteti qendror te ai vendor.

“Të thuash që kjo është një lëvizje e madhe që ndryshon cilësisht situatën, kjo më duket miopi. E dyta, e thotë edhe vet Rama nuk është reformë, përderisa ka thënë që këtë numër do ta ndryshojmë përsëri, pas ca kohësh, pas ca muajsh, do të thotë diçka tjetër, edhe më të rëndë se sa kaq, që nuk është një detyrim, apo një standard që na i kërkon Brukseli. Që nuk është reformë e tha sot edhe kryetari parlamentar i grupit të PS. Javës tjetër do të fillojnë reformën reale, që s’është thjesht vizatimi i disa kufijve në hartë, por është sa kompetenca nga pushteti qendror ti i kalon poshtë, kjo është reforma që ndryshon cilësisht demokracinë, decentralizimit. Unë e shoh si elektorale. Është thjesht dhe vetëm një riorganizim nga qendra-poshtë që Rama e bën për rezultatin e zgjedhjeve, kurdo që të jenë ato”.

Alibeaj deklaron se Rama do ta ndryshojë sërish numrin e bashkive nga 46 në 30 të tilla.

“Rama përsëri do ta ndryshojë nga 46 në 30 me sa di unë të paktën. Sepse ajo çfarë po ndodh, janë thjesht dhe vetëm lëvizje të Edi Ramës, një kalkulator elektoral, që në situatën aktuale me atë që po ndodh, jo vetëm në frontin e drejtësisë por edhe në frontin e pakënaqësisë së publikut, po merr masa që të ketë sa më shumë koncentrim të pushtetit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.