☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.74 ▲0.52%
ARI 4,403 ▼3.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,241 ▼ -1.47% ETH $2,061 ▼ -1.94% XRP $1.3870 ▼ -1.94% SOL $86.6600 ▼ -1.69%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.74 ▲0.52 % ARI 4,403 ▼3.77 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.74 ▲0.52 % ARI 4,403 ▼3.77 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Reforma territoriale-Fino:I zhgënjyer nga opozita, nuk solli asnjë hartë; nuk ka arsye për shtyrjen e zgjedhjeve

fino1-525x350Kryetari i komisionit të posaçëm për reformën administrativo-territoriale, Bashkim Fino u shpreh sot i ‘zhgënjyer’ nga qëndrimi i opozitës një ditë më parë, kur ajo kërkoi që reforma e pushtetit vendor të nisë më parë nga decentralizimi dhe autonomia e më pas të studiohet ndarja territoriale.

Gjithashtu, shtoi Fino, nuk ka asnjë arësye për shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale, vitin e ardhshëm.
“Mbeta i zhgënjyer dje, pasi mendova se opozita do të hidhte në treg një hartë të ndarjes territoriale. Jam dakord me ta, se reforma që duam të mbarojmë brenda këtij sesioni parlamentar është e lidhur domosdoshmërisht me reformën e decentralizimit, si nga pikpamja teknike, por dhe nga ajo praktike. Por, në takime me ta kam shpjeguar që ligji i decentralizimit duhet të ndryshohet, dhe për këtë qeveria po punon, në bashkëpunim me USAID-n, që në shtator të vijë një ligj i ri që do të jetë në funksion të ndarjes së re territoriale”, u shpreh sot Fino.
“Të mbledhësh tre ditë drejtuesit vendorë të opozitës dhe të kërkosh që të bëhet ligji i ri i decentralizimit dhe se po u vonua ai, hajde të shtyjmë zgjedhjet. Po pse opozita nuk e ka bërë këtë kur ishte tetë vjet në pushtet? Por, unë nuk dua të bëj politikë këtu, por t’i jap zgjidhje problemit”, u shpreh Fino.
Sot si maxhorancë, vijoi ai, ne kemi hedhur në treg pesë variante për ndarjen e re administrative dhe aktualisht jemi në një etapë të avancuar, kur do të marrim vendime, sipas kushtetutës, për variantet që kemi paraqitur dhe komisioni që unë drejtoj ka paraqitur variantin 39/47.
“Ndërkohë, që maxhoranca ka hedhur në treg pesë variante, po opozita çfarë ka hedhur në treg? Asgjë nuk ka hedhur. Ndërkohë që thotë se ‘duhet decentralizim’ dhe nëse ky proces do të bëhet me vonesë ‘hajde të shtyjmë zgjedhjet lokale’. Mua kjo nuk më duket zgjidhje, ndërkohë që unë kam qënë i hapur me pushtetarët vendorë të PD-së, të cilëve iu kam kërkuar konsensus”, u shpreh kryetari i komisionit Bashkim Fino.
Një ditë më parë, në një takim me drejtuesit e djathtë vendorë, Partia Demokratike e opozitës kërkoi që reforma e pushtetit lokal të nisë nga decentralizimi dhe më pas të studiohet ndarja territoriale. Opozita akuzon qeverianë se po refuzon kompromisin dhe nuk po kryen konsultime reale për ndarjen e re administrative.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.