Reforma territoriale – Qeveritë e Zvicrës, Suedisë dhe SHBA nëshkruan këstin e dytë prej 1.1 milion $
Qeveritë e Zvicrës, Suedisë dhe SHBA nëshkruan sot kontributin e dytë prej 1.1 milion $ për reformën territoriale në vendin tonë.
Patrik Svensson, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Suedeze, në emër të Italisë, Svicrës, Shteteve të Bashkuara dhe Suedisë në një deklaratë të përbashkët tha pas nënshkrimit të marrëveshjes se “ne jemi gjithashtu të gëzuar tek vemë re që ekspertiza dhe burimet njerëzore dhe financiare të vëna në dispozicion për këtë reformë ju kanë mbështetur në arritjen e objektivit tuaj”.
“Pak më shumë se një vit më parë, Ju z. Cuci na ftuat te gjithëve këtu per te prezantuar Reformën Administrativo – Territoriale të vendit tuaj. Që nga ajo kohë, janë marrë vendime politike dhe legjislative për konsolidimin e 373 Njësive të Qeverisjes Vendore në 61. Eshte krijuar keshtu një bazë e mirë për të patur njësi të qëndrueshme të qeverisjes vendore.Ai ishte një proces kompleks, por i suksesshëm, të cilin Ju e udhëhoqët në mënyrë të hapur, konsultative dhe në kohë. Ne ju përgëzojmë për këtë”, deklaroi Ambasadori.
Më tej ai theksoi se “reforma territoriale dhe administrative është e nevojshme por jo baza e mjaftueshme për objektivin strategjik rreth të cilit u mblodhëm një vit më parë, i cili ka te bëjë me një qeverisje lokale funksionale, që u pergjigjet nevojave, të përgjegjshme dhe që ofron shërbime për të gjithë, si për burrat ashtu edhe për gratë. Ky sistem i qeverisjes lokale është i rëndësishëm edhe për integrimin Europian të Shqipërisë”.
Diplomati suedez nënvizoi se “njësitë e reja të qeverisjes, që do të dalin nga bashkimi, janë baza për një sistem të tillë qeverisjeje, nëse plotësohet edhe me reforma te tjera, sidomos atë të decentralizimit, të administratës publike, reformën fiskale dhe shërbimit civil, shoqëruar këto me risi në ofrimin e shërbimeve”.
Ai tha se “ne jemi të gatshëm për t’i mbështetur ato, veçanërisht në fazën e tyre fillestare dhe në integrimin me reformat e tjera. Ne shpresojmë gjithashtu që më shumë gra do të inkurajohen të drejtojnë njësite e reja vendore, dhe të shërbejnë në këshillat e rinj bashkiakë”.
Burimet e financimit në total:
UNDP $ 100,000
USAID $ 400,000
Qeveria Zvicerane $ 700,000
Qeveria Italiane $ 1,000,000
Qeveria Suedeze $ 1,400,000