☁️
Tiranë 18°C · Vranët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.84 ▼4.88%
ARI 4,566 ▲3.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,672 ▲ +1.32% ETH $2,182 ▲ +1.33% XRP $1.4238 ▲ +0.82% SOL $93.0200 ▲ +1.87%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.84 ▼4.88 % ARI 4,566 ▲3.71 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.84 ▼4.88 % ARI 4,566 ▲3.71 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

Reformat e Italisë në recesion

Ministrat e Financave të BE konsultohen në Milano për më shumë fleksibilitet në kursin e rreptë të kursimeve.

italiItalia ushtron presion si presidente e radhës e BE. Kryeministrit Renzi i duhen suksese dhe kërkon investime. Zemërimi i italianëve ndaj gjithë sistemit është i madh. Ata protestuan dhe sollën më në fund në pushtet një socialist, i cili pas tri qeverive në tri vitet e fundit kërkon t’i bëjë punët si duhet: Matteo Renzi, 39 vjeç, ish-kryebashkiak karizmatik dhe i ri i Firences.

“I sëmuri i Evropës”

Inovacion dhe vrull të ri u ka kërkuar kryeministri italian Matteo Renzi bashkëatdhetarëve të tij. Që prej një gjysme viti ai është në detyrë dhe shpall pa u ndalur reforma të reja në ekonomi, në drejtësi, në arsim dhe në sistemin shtetëror. Megjithatë, Italia rrëshkiti në verë sërish në një recesion të lehtë. Kuota e papunësisë është mbi 12 përqind. Punonjësit dhe sipërmarrjet rënkojnë nën barrën e lartë të taksave, të cilën e kanë ngritur qeveritë e mëparshme, për të qenë në gjendje të paguajnë borxhet e shtetit. Kaq optimist sa kryeministri Renzi, Tito Boeri nuk është. Tito është profesor i shkencave ekonomike në Universtietin Bocconi të Milanos. Ai e vëzhgon me shumë vëmendje zellin për reforma të Renzit dhe reagimin e BE. “Pa dyshim, Italia është për momentin i sëmuri i Evropës. Është e vështirë të thuash nëse do të kemi një rënie të ngadalshme apo një recesion të shkurtër.” Italianët kanë sot ato të ardhura për frymë që kanë pasur në vitin 1989, thotë Tito Boeri. “Pra ne kemi humbur 25 vjet, në të cilat të tjerët i kanë shtuar këto të ardhura.”

Bën dëm zelli i madh për reforma?

Reformat, që kërkon të ndërmarrë Matteo Renzi janë në parim të gjitha të drejta, konfirmon Tito Boeri. Për dekada me radhë Italia e kishte zvarritur zgjidhjen e problemeve. Tregu i ngurtë i punës për shembull duhet të reformohet. Por Renzi kërkon të bëjë shumë menjëherë. “Në njëfarë kuptimi, agjenda e tij është shumë e gjerë. Ai i nis të gjitha, pa e çuar diçka me të vërtetë në fund”, kritikon profesori i ekonomisë, Tito Boeri. Në gjashtëmujorin e dytë të 2014, Matteo Renzi është edhe President i radhës i Këshillit të BE. Këtë post honorifik ai synon ta shfrytëzojë edhe për të zbutur politikën e kursimeve në Eurozonë. Kjo është e drejtë, mendon edhe Tito Boeri. Sipas tij BE duhet t’i ndihmojë me nxitje për investime dhe shpenzime më të larta vendet e krizës.”Gjermania duhet ta ketë të qartë, se vuajtjet e shteteve të periferisë dikur do të përplasen tek Gjermania. Kjo goditje do të vejë huq. Prandaj problemet e Italisë janë problemet e të gjithë Eurozonës. Duhet të ketë pra rrugë, që në nivel evropian të mund të ndiqet një politikë anticiklike, po të vëresh dallimet e mëdha në bilancin tregtar dhe në borxhin shtetëror.” Kryeministri socialist Renzi synon që në aleancë me Presidentin francez, François Hollande ta zbutë qëndrimin refuzues të Gjermanisë dhe të shteteve të tjera stabile të Eurozonës përballë programeve konjukturore dhe ndaj rritjes së investimeve shtetërore. Italia synon që vitin e ardhshëm të mbetet nën nivelin e lejuar për marrjen e borxheve të reja, prej tre përqind të produktit të brendshëm bruto.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.