⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,840 ▼ -0.54% ETH $2,241 ▼ -0.2% XRP $1.1599 ▼ -3.07% SOL $89.8200 ▼ -0.96%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Reformat ‘nën lupë’, si do vlerësohet çdo institucion publik (Dy vendime strategjike)

28 maj 2026 – Po komunikohen vendimet e marra pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave.

“Jam këtu për të ndarë një vendimmarrje shumë të rëndësishme, që shkojnë në vazhdën e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që shënoi rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Dy vendimet më të fundit sigurojnë edhe një herë që puna e institucioneve shqiptare është e konsoliduar dhe ato kanë arritur pjekurinë e mjaftueshme për të raportuar ashtu siç duhet reformat e ndërmarra. Qeveria miratoi sot Udhërrëfyesin Kombëtar për Arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm deri në vitin 2030. Një dokument strategjik që përmban 66 kritere të matshme të cilat do ta orientojnë punën e institucioneve publike në përputhje me agjendën europiane.

Një vendim i rëndësishëm është edhe ai i partneritetit strategjik mes institucioneve dhe qeverisë shqiptare me agjencitë e OKB-së për periudhën 2027-2031, një dokument që ka kaluar një fazë të gjerë konsultimesh publike. Bazohet te zhvillimi i qëndrueshëm i kapitalit njerëzor, transformimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rritja e gjelbër, si dhe mirëqeverisja, drejtësia dhe të drejtat e njeriut“, deklaroi zv.kryeministrja Albana Koçiu.

“Kemi një sërë kapitujsh që janë duke u rakorduar, është proces dinamik. Do duhet të ulemi në tryezë me palën europiane për të parë të gjitha rekomandimet e për të arritur në finalizimin e tyre”, shtoi numri dy i kabinetit sa i takon ecurisë së procesit të negociatave.

Ndërkohë, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo u shpreh se nevojitet një hartë sa më dinamike sa i përket start up-eve në të gjithë territorin. Njoftoi se brenda 3 muajve do kemi qytetin e parë që do përdorë autobusë elektrikë.

“Jemi duke trajtuar një numër të konsiderushëm bashkish që do jenë model të kësaj nisme, transporti do jetë i bazuar në autobusë elektrikë. Bashkia e parë e cila do të pilotohet do të jetë brenda 3 muajve të fundit të këtij viti. Kjo do të jetë një mundësi për të rritur cilësinë e shërbimeve në nivel lokal. Duhet kaluar barriera e parë, sa i përket investimit kapital për të krijuar kapacitetet për këtë shërbim”, tha ai.

Teksa theksoi se do vijojë misioni në Letoni, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi u pyet lidhur me atë që pritet të ndodhë me trupat shqiptare në Gaza.

Pyetja e gazetarit: Kur do shkojnë trupat ushtarakë në Gaza?

Ermal Nufi: Kemi dërguar një mision vëzhgues në Rripin e Gazës për të parë gjendjen e situatës atje, për të vëzhguar mundësitë e vendosjen së trupave tona atje. Jemi në diskutim me të gjithë partnerët, ata amerikanë dhe të tjerë, për të kuptuar dhe për të pasur të qartë se kush janë rregullat e angazhimit, detyrat specifike dhe kush janë masat e sigurisë.

Kemi besim të plotë për Forcat tona të Armatosura dhe njësitë ushtarake. Jemi të bindur në përgatitjen e tyre ushtarake dhe në kapacitetet e tyre. Po definojmë më qartësisht se kush janë rregullat dhe siguri që trupat tonë do kenë në terren. Operacioni dhe territori është shumë delikat.

Lajmi në përditësim…

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.