☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.45 ▼1.29%
ARI 4,044 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,170 ▼ -1.53% ETH $2,325 ▼ -1.75% XRP $1.2925 ▼ -2.63% SOL $100.4000 ▼ -2.46%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.45 ▼1.29 % ARI 4,044 ▼0.2 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.45 ▼1.29 % ARI 4,044 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Reformimi i AMSHC, Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton ndryshimet ligjore për Shoqërinë Civile

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ka nisur shqyrtimin e ndryshimeve të propozuara në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC). Nisma ligjore synon të rrisë efikasitetin e agjencisë përgjegjëse për shpërndarjen e granteve dhe të qartësojë marrëdhëniet e personelit të saj me statusin e nëpunësit civil.

Mbledhja u hap nën drejtimin e Kryetares së komisionit, Jorida Tabaku. Si pikë të parë të rendit të ditës, anëtarët e komisionit miratuan kalendarin e punës për periudhën 6-24 Korrik 2026, si dhe procesverbalet zyrtare të mbledhjeve të kaluara të datave 3 Mars, 10 Mars dhe 7 Prill 2026.

Synimet e projektligjit dhe forcimi i rolit të Bordit Mbikëqyrës

Projektligji i ri u prezantua përpara deputetëve nga Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Denada Seferi. Gjatë fjalës së saj, Seferi vuri theksin te roli strategjik që mbart ky sektor dhe domosdoshmëria e një kuadri rregullator të përditësuar:

“Shoqëria civile është një nga partnerët më të rëndësishëm të institucioneve publike në hartimin dhe zbatimin e politikave publike. Për këtë arsye është e rëndësishme që dhe institucioni përgjegjës për mbështetjen e saj të ketë një kuadër ligjor të qartë, funksional dhe në përputhje me standardet e qeverisjes së mirë.”

Sipas përfaqësueses së qeverisë, drafti i propozuar nuk ndërhyn në misionin parësor të agjencisë, por fokusohet në përmirësimin e strukturës së saj të brendshme dhe vendimmarrjes administrative.

Risitë e projektligjit janë qartësimi i procedurave të funksionimit të agjencisë dhe bordit mbikëqyrës, harmonizimi i dispozitave me legjislacionin për nëpunësin civil duke përcaktuar qartë kompetencat për administrimin e personelit, forcimin e bordit mikëqyrës në vendimmarrje duke përfshirë miratimin e dhënies së granteve, garantimi i një procedure të qartë ankimimi për vendimin mbi grantet në përputhje me kodin e procedurave administrative.

Mbështetja nga relatorja e çështjes

Pas prezantimit të drafteve dhe argumenteve teknike, relatorja e çështjes për këtë komision, deputetja Kiduina Zaka, u shpreh mbështetëse ndaj ndryshimeve të propozuara. Ajo vlerësoi rëndësinë e kësaj nisme për rritjen e transparencës në menaxhimin e fondeve publike të dedikuara për organizatat jofitimprurëse dhe ftoi anëtarët e komisionit të votonin pro projektligjit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.