🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,076 ▼ -2.09% ETH $2,195 ▼ -1.91% XRP $1.3299 ▼ -0.87% SOL $82.0400 ▼ -2.43%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Refugjatët e Luginës kërkojnë ndihmë për kthim në vendlindje

Muaji qershor i vitit 1999, para 16 viteve, për banorët e Malësisë së Bujanocit, fshatrat kufitare të Komunës së Preshevës, të njohur si Malësia e Karadakut dhe ato të Komunës së Medvegjës do të kujtohet si një muaj i kobshëm në gjithë historinë e asaj ane.

Lëvizja “Vatra” thotë se nga këto vendbanime banorët shqiptarë u dëbuan, u zhvendosën dhe u shpërngulën duke i lënë trojet e tyre nga presionet , dhuna e forcave policor serbe. Ndërsa ku kulmi i dëbimit dhe i zhvendosjes ishte në fund të qershorit të 1999.

“Që nga 10 qershori i vitit 1999 deri më 25 qershori i 1999 nga tri Komunat u zhvendosën 10,783 banorë shqiptarë që u strehuan, apo u vendosën në Komunën e Gjilanit kurse pjesa tjetër është vendosur si ka ditur të gjinden ne këso situate si në Prishtinë, Fushë Kosovë, Kamenicë…”, thuhet në kumtesëne Lëvizjes “Vatra”.

Duke përkujtuar këtë ngjarje, “Vatra” thotë se kërkon nga faktori politik ndërkombëtar dhe ai vendor që të bëjnë ndonjë hap për kthimin e banorëve te dëbuar në shtëpitë e tyre.

“Ne kërkojmë që të investohet vetëm 10 për qind të mjeteve sa investohen për kthimin e serbëve në Kosovë, ne do të ishim të lumtur dhe të kënaqur. Dihet botërisht se qeveria e Serbisë investon mbi 200 milionë euro ne vit për kthimin e serbëve në Kosovë. Po sikur të mos mjaftonte kjo edhe Qeveria e Kosovës e faktori ndërkombëtar ndajnë miliona për ketë gjë. Për kthimin e shqiptarëve në Kosovën Lindore gjer tani nuk u investua as edhe një qindarkë nga askush dhe nuk u morë askush me ketë popullate. Bile Republika e Kosovës as nuk i njohu statusin e refugjatit kësaj popullate. Shpresojmë që me kohë faktori ndërkombëtar dhe ai shqiptar në përgjithësi të kuptojë se Bujanoci, Presheva dhe Medvegja janë pjesë të Kosove dhe ata banorë të dëbuar duhet të kthen në shtëpitë e tyre”, thuhet në kumtesën e “Vatrës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.