Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,917 ▲ +1.12% ETH $2,245 ▲ +1.28% XRP $1.3452 ▲ +0.27% SOL $84.2300 ▲ +0.85%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
roze

Regjisorja e “50 Shades of Grey”: E vështirë të punoje me E.L James

E.L James, autorja e librit ‘bestseller’ “50 Shades of Grey” kërkoi me ngulm që të ishte e pranishme dhe të merrej mendimi i saj për pjesën më të madhe të skenave të filmit me të njëjtin titull e me regji të Sam-Taylor Johnson.

1422979082regjisrojaVetë regjisorja Johnson rrëfen për revistën “Porter” se të punoje me shkrimtaren ishte një sfidë më vete dhe pranon se ka patur përplasje me të.

“Nuk ishte një fushë me lule. Nuk dua të gënjej, ishte shumë e vështirë. patëm ato zënkat tona, por ishin zënka krijimtarie. Gjithçka bëhej për të gjetur një rrugë të mesme mes vizionit të asaj që kishte shkruajtur E.L James në libër dhe nevojës time për ta ekranizuar këtë vizion dhe në fund ia arritëm qëllimit”, thotë ajo.

Dhe duket se pakti jo i lehtë mes tyre, nisi dhe përfundoi me punën pasi, siç shkruajnë disa media amerikane, mes regjisores dhe shkrimtares kontakti pas përfundimit të xhirimeve është thuajse zero.

Këtë e la të kuptohej edhe vetë regjisorja Taylor-Johnson. Kur u pyet nëse bashkëpunimi i bëri mikesha,  ajo u përgjigj me një “Hëëmmm” dhe një “Mirë” çliruese kur i thanë se nuk ishte e detyruar që të jepte një përgjigjje për këtë pyetje.

“50 Shades of Grey” bazohet në librin e James që flet për një marrëdhënie seksuale mes studentes Anastasia (luajtur nga Dakota Johnson) dhe një biznesmeni misterioz të quajtur Christian Grey.

Filmi do të dalë premierë për Shën Valentin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.