Kronika

Rehabilitohet blloku urban tek pallatet “Agimi”, Veliaj: Të ruajmë investimin

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rehabilitimin e një tjetër blloku urban në zonën e njohur si pallatet “Agimi”, në njësinë Administrative numër 5 të kryeqytetit.

I pranishëm në përurimin e këtij blloku banimi, kryetari Erion Veliaj deklaroi se në këtë zonë është punuar me cilësi, ashtu si në të gjitha blloqet e tjera urbane që janë rehabilituar nga bashkia.

“Më në fund kemi zënë mend dhe si çdo komb i civilizuar, fillimisht bëmë punimet nëntokësore e më pas ato mbitokësore. Më vjen mirë sepse kjo është një ndër zonat që reputacionin e ka shumë të madh, por që në realitet lë shumë për të dëshiruar. Pra, zona e ka emrin zona e Bllokut, por ama pas fasadave të lokaleve e pub-ve, ka qenë një mizerie e denjë për Afrikë, me ujëra të zeza që nuk kishin ku shkarkoheshin”, tha Veliaj.

Ai sqaroi se pas punimeve te zona e Shushicës, investimi tek pallatet Agimi është i dyti i Bashkisë së Tiranës për të treguar që duhet të ndërtojmë jetën në komunitet jashtë qendrës.

“Është shumë mirë që të kemi një qendër, si çdo shtëpi ka një dhomë ndenje që është më e stolisur, ama është shumë e rëndësishme që çdo lagje dhe çdo rrugicë në nivelin kapilar të komunitetit tonë të jetë në gjendje dinjitoze”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku apeloi ndaj gjithë banorëve të zonës që të kujdesen për investimin e bërë nga Bashkia e Tiranës në lagjen ku ata vetë jetojnë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button