🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.18 ▲1.24%
ARI 4,418 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,830 ▲ +0.02% ETH $2,497 ▲ +0.56% XRP $1.4239 ▲ +2.13% SOL $103.6600 ▲ +0.47%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.18 ▲1.24 % ARI 4,418 ▼0.48 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.18 ▲1.24 % ARI 4,418 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Bota

REJKJAVIK – Mbi 13 mijë islandezë votojnë paraprakisht për rifillimin e negociatave me BE-në

REJKAJAVIK, 15 gusht / ATSH -ANSA/ – Më shumë se 13 mijë islandezë kanë votuar paraprakisht në një referendum për të vendosur nëse vendi duhet të rifillojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, raportuan të premten mediat lokale.

Sipas transmetuesit publik islandez RÚV, deri të enjten në mbrëmje ishin regjistruar 13.187 vota paraprake, prej të cilave 8.524 në rajonin e kryeqytetit.

Islanda ka gjithsej 272.690 votues të regjistruar, që do të thotë se pak më shumë se 4,8% e elektoratit ka votuar tashmë që prej fillimit të votimit paraprak më 27 korrik.

“Kam përshtypjen se kjo është një përqindje mjaft e lartë”, tha Astridur Johannesdottir, drejtoreshë e Komisionit Kombëtar Zgjedhor të Islandës.

“Por sigurisht, është e vështirë ta krahasojmë me zgjedhjet e mëparshme, pasi periudha e votimit paraprak është pak më e gjatë se zakonisht – normalisht zgjat 29 ditë – dhe ndoshta nuk kemi një referendum tjetër të kohëve të fundit me të cilin mund ta krahasojmë”, shtoi ajo.

Në rajonin e kryeqytetit, deri tani kanë votuar 6,3% e votuesve me të drejtë vote.

Në Reykjavik janë të regjistruar 95.691 votues, ndërsa në zonën zgjedhore të jugperëndimit, e cila përfshin bashkitë e tjera të rajonit të kryeqytetit, janë regjistruar 39.626 votues.
Të drejtën për të votuar në referendum e kanë shtetasit islandezë mbi 18 vjeç, të cilët kanë vendbanim ligjor në vend.

Shtetasit islandezë që jetojnë jashtë vendit përgjithësisht ruajnë të drejtën e votës për 16 vjet pas transferimit të vendbanimit të tyre ligjor nga Islanda.

Shtetasit e huaj nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në referendum.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.